Rrno Vetem Per Me Tregue I

B22100
700 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 700 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Pjesë prej librit: Rrno vetëm për me tregue (Pjesa I)
Vjeti 1944
Lufta e Dytë Botnore ishte kah mbarimi. Ushtritë gjermane nën presionin e vazhdueshem të aleatve, që randohej përditë e mâ tepër, filluen terhjekjen e përgjithshme nga të gjitha frontet për t’u përqendrue në Gjermani. Natyrisht shtrohej çashtja se kush do ta merrte pushtetin mbas largimit të trupave gjermane. Këto kishin ardhë në Shqipní në Shtatorin e 1943, kur u dorzuen ushtritë italiane t’ardhuna me 7 Prill 1939. Italia u nxuer prej luftet. Nji asamble e shqiptarve u mblodh në Tiranë dhe emnoi nji qeveri kombëtare me nji regjencë prej katër vetësh në krye. Kjo mbeti gjithmonë e diskutueshme, sado që mbante ndër duer të pasigurta frenat e pushtetit ligjor. Pretendentat kryesorë të pushtetit ishin Balli Kombëtar, Legaliteti (monarkistat) dhe Partia Komuniste e mëshefun mbas emnit të Frontit Nacional-çlirimtar. Të gjitha këto organizata ose parti politike i kishin në ilegalitet forcat e veta gjysmë ushtarake-vullnetare, sikur për të luftue pushtuesin e huej, por mâ shumë se kundra gjermanve ato luftojshin ndermjet vedit për të marrë pushtetin sa të mbaronte lufta. Ndër të gjitha këto forca mâ e organizuemja paraqitej ajo që drejtohej prej komunistave, e cila pajisej me armë nga ajri prej anglo-amerikanëve.
Partia Komuniste e Shqipnisë, si e tillë, ishte formue në Tiranë me 8 Nandor 1941 prej jugosllavëve Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, të derguem të Partisë Komuniste të Titos. Këta i shkrinë në nji tri grupet komuniste ekzistuese, ate të Shkodrës, Korçës dhe të Rijve. Ndër këto grupe militojshin me pasion edhe nji pjesë e mirë e asaj rinije shqiptare që andrrojshin përmbysjen e botës së vjetër e të padrejtë, sunduese gjatë shekujsh, mbi të cilën ata me dhunë do të ndërtojshin perandorinë e drejtësisë shoqnore mbi tokë. Propaganda komuniste ishte shumë aktive dhe terheqse në këtë drejtim në të katër anët e Shqipnisë, ndërsa, sidomos në pjesën veriore, shqiptarët kishin ndigjue që me kohë kumbonët e Klerit Katolik mbi terrorin, masakrat dhe mbretninë e urisë që kishin realizue qeveritë komuniste në Bashkimin Sovjetik e në Spanjë. Prandej, simbas nji thanje konfidenciale të Tuk Jakovës, nji ndër përfaqësuesit kryesorë të Partisë së posaformueme, në fillim u sugjerue nji grackë politike, e cila do t’i siguronte Lëvizjes nji mbështetje të sigurtë e përkrahjen pa rezerva të të gjithë elementit të thjeshtë popullor e fshatar vetëm atyne partive shqiptare që do të kishin në udhëheqje njerëz me mbiemnin “Hoxhë”. Por ky sugjerim qe tepër ogurëzi, mbasi solli në fuqi nji tiran gjaksuer, Enver Hoxhën.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase