B22723
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Ky libër është një risi në formë dhe përmbajtje dhe i pari i llojit të vet në fushën e legjislacionit farmaceutik shqiptar. Përgjatë viteve, janë kryer disa ndryshime në ligjin shqiptar “Për produktet mjekësore dhe shërbimet farmaceutike”. Shqipëria nuk është ende pjesë e Bashkimit Europian dhe ky libër është një kontribut i vlefshëm për politikëbërësit në përshtatjen e ligjit shqiptar të farmaceutikës, duke e krahasuar atë me direktivën europiane 2001/83/CE dhe modifikimet e mëtejshme, si dhe me legjislacionin përkatës italian. Autorët kanë bërë një punë të çmuar në fushën e harmonizimit të Legjislacionit Farmaceutik shqiptar me praktikat më të mira të vendeve të Bashkimit Europian. Hap pas hapi, lexuesit do t'i ofrohen aspekte të ndryshme në fushën e farmaceutikës, si hedhja e barnave në treg, prodhimi dhe importimi i tyre, etiketimi dhe fletëpalosjet, klasifikimi i produkteve mjekësore, shpërndarja me shumicë dhe ndërmjetësimi i produkteve mjekësore, reklama, sanksionet etj. Ky kontribut do të rrisë ndërgjegjësimin e profesionistëve mjekësorë, akademive, institucioneve, qeverive dhe hartuesve të ligjit, si dhe do të inkurajojë implementimin e direktivave të Bashkimit Europian në legjislacion farmaceutik shqiptar. Ky libër do t'i vijë gjithashtu në ndihmë edhe sektorit farmaceutik dhe kompanive të huaja farmaceutike të interesuara për të kuptuar më mirë legjislacionin farmaceutik shqiptar dhe diferencën e tij nga direktivat e Bashkimit Europian.
Reviews
No reviews found