Mendimi Kritik I Nje Qytetari

B20062
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1000 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Në këtë përmbledhje janë “fotografuar” momente të ndryshme të politikës, etikës, moralit, fesë, mediave etj. të shoqërisë shqiptare gjatë këtij “tranzicioni të përhershëm”. Në trajtimin e çështjeve, autori ka zgjedhur si model të tijin të preferuar mendimin kritik.
Me anë të mendimit kritik autori analizon dhe vlerëson informacionet, duke na dhënë një mënyrë për të mësuar zgjidhjen e problemeve të jetës. Falë përvojës së tij si pedagog, i specializuar në shkencat e komunikimit, nëpërmjet mendimit kritik ai bazohet në përpjekjen për të marrë vendime të paanshme, ku vlerat themelore janë: qartësia, rregulli, saktësia dhe provat.
Duke u bazuar në rezultatet e fundit të psikologjisë konjitive edhe Bakalli, si shumë edukatorë modernë, mendon se është më e dobishme (sidomos për studentët), të praktikojmë një mënyrë të menduari kritike sesa të mësojmë përmendësh një sasi të madhe informacionesh.
Ai e sheh mendimin kritik si aftësi konjitive: të proceseve të njohjes së kuptuar funksionalisht; pra për t’i përdorur këto aftësi si një udhërrëfyes për sjelljen tonë. Prandaj mendimi kritik nuk përfshin vetëm marrjen dhe memorizimin e informacioneve e nuk përfundon në zotërimin e një ose disa aftësive që do të përdoren vetëm një herë, por përkon me përdorimin e këtyre aftësive që do të zbatohen në vazhdimësi.
Për të arritur një mendim kritik, autori nuk ndjek një radhë hapash të detyrueshëm: ai paraqet opinionet e ndryshme mbi çështjen që është duke shqyrtuar, duke e analizuar atë në çdo aspekt. Duke shqyrtuar argumente që përdoren për të mbështetur çështjen ai e nënndan çdo argument në përbërësit e tij themelorë, pra në propozime të thjeshta dhe vlerëson pasojat e çdo propozimi.
Gjatë leximit shohim se si autori mundohet të zvogëlojë paragjykimet në mënyra të ndryshme, ai shpesh shtron pyetje të cilat fillojnë me përemrin pyetës “çfarë” si: “Çfarë do të thotë kjo?” në vend që të mbetet i gozhduar në pyetjen “Si është e mundur që kjo gjë është në kundërshtim me atë që kam besuar gjithmonë?”.
Paragjykimet, stereotipet dhe iluzionet konjitive vazhdojnë të veprojnë në mendjen njerëzore me prepotencë e futen deri në shpirt, por një mendimtar kritik duhet të jetë në gjendje të dallojë situatat në të cilat është me vend t’i frenojë.
Leximi dhe studimi i përmbledhjes së publicistikës së prof. Bakallit është sigurisht një ushtrim i vlefshëm për të zhvilluar mendimin kritik.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase