Letersia Ne Totalirizem Dhe Dossier K

B11873
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1000 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

“Letërsia në totalitarizëm dhe “Dossier K.”, botimet “Naimi”, Tiranë 2011, është botimi i ri i plotësuar me dokumente e analiza të reja për veprën e shkrimtarit më të madh shqiptar I. Kadare, pasi kaluan afro 10 vjet nga botimi i vjetër nën titullin “Një dosje për Kadarenë” (Tiranë 2005).
Ky botim i ri u bë i nevojshëm për shkak se kishin dalë disa dokumente të reja dhe nga lexuesit e opinioni pati kërkesa që dokumentet të botoheshin të plota. Në gjendjen e re libri përmban dy pjesë. Në pjesën e parë botohet monografia “Letërsia në totalitarizëm: I. Kadare”, një studim i nisur dhe i kryer si projekt shkencor, që ka për qëllim të paraqesë kushtëzimin kontekstual të letërsisë në shoqëritë e mbyllura, përmes rastit më të diskutueshëm gjatë dy dekadave të fundme, letërsisë së Ismail Kadaresë.
Në këtë diskutim janë përfshirë dhe studiues të huaj, historianë të “luftës së ftohtë” dhe të totalitarizmit, përkthyes të veprës së shkrimtarit, albanologë. Studimet letrare, sido që për nga natyra dhe metodat bashkëkohore janë gjithnjë e më tekstocentriste, kur është fjala për letërsinë e gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, qoftë në Shqipërinë shtetërore, qoftë në Kosovë, nuk i shmangen dot kontekstit historik.
Në pjesën e dytë botohen dokumentet, të pajisura me shenjime informuese të saktësuara e të plotësuara, si dhe me referencat e burimit arkivistik, që lejojnë e lehtësojnë shfrytëzimin e tyre prej cilitdo që është i interesuar për një njohje të drejtpërdrejtë të tyre. Në këtë botim janë shtuar afërsisht 15 dokumente të reja, të cilat në kohën e botimit të parë e të dytë ishin ende nën kufizimet e Ligjit 9154 “Për Arkivat” ose nuk ishin identifikuar në procesin kërkimor.
Nga dokumentet, nuk është hequr a shkurtuar asnjë prej atyre që kishin koleksionit të dy botimeve të para. Midis dokumenteve të shtuara, dy letra të M. Shehut për E. Hoxhën, që botohen në këtë libër për herë të parë, janë me rëndësi parësore për të kuptuar raportet e shkrimtarit me pushtetet dhe sidomos për të verifikuar konceptin për letërsinë si çështje shtetërore.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase