Kristo Floqi, Koha Dhe Vepra E Tij Letrare

B21861
1.500 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1500 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Ky libër i Prof. As. Dr. Jonela Spaho, prezantohet para lexuesve si një studim i plotë, mund të thuhet shterues, mbi krijimtarinë dramaturgjike, të lëvruar plot pasion e përkushtim nga Kristo Floqi.
Krijimtaria e pasur e këtij perso-naliteti letrar, arrihet të zbulohet bindshëm, në tërë sfondin socio-kulturor të kohës dhe përmes vlerave të spikatura estetike, që ajo arriti t’i përcjellë në ato vite, në skenat tetrore. Studime të këtij formati gjykojmë se sjellin kontribut të dorës së parë edhe për hartuesit e historisë së letërsisë shqipe, për ta projektuar sa më realisht tërë procesin polifonik letrar shqiptar.
Prof. Dr. Ymer Çiraku
Dramat e K. Floqit përvijohen brenda caqeve të romantizmit të vonë. Në to, shquajmë motivet atdhetare, kontrastet dhe patoset e forta ideo-emocionale, duke prekur plagë e lëndime sociale. Studiuesja i ka spikatur me kompetencë këto prirje, duke u ndalur sidomos edhe tek humori i komedive të tij, një humor disa herë tepër i hidhur, duke parapëlqyer kundërshti me peshë sociale, por pa i rënduar ato me antagonizma dhe papajtueshmëri të skajshme.
Prof. Dr. Josif Papagjoni
Ky punim kërkon të ndriçojë aspekte të rëndësishme të jetës dhe krijimtarisë së këtij autori, pak të njohur dhe shumë pak të studiuar për një periudhë, gati gjysmëshekullore. Emri dhe vepra e tij u la gjatë në heshtje, ndërsa sot ka ardhur koha që ky autor me këtë krijimtari të begatë, veçanërisht në një gjini pak të zhvilluar në letërsinë tonë në periudhën kur shkroi, të zërë vendin që i takon në radhën e autorëve të traditës që sollën kontributin e tyre duke pasuruar letrat shqipe.
Duke qënë një figurë e spikatur jo vetëm në aspektin letrar dhe publicistik, por dhe politik, emri i Kristo Floqit është përmendur e analizuar në shumë organe të shtypit të kohës, kur ai dominoi në jetën politike dhe shoqërore Fisnik në pamje, erudit në kulturën e tij, një personalitet poliedrik me botëkuptim të formuar nën ndikimin e disa kulturave, burrë i vërtetë shteti, orator dhe organizator i përkryer, ai i bënte vend vetes në të gjitha mjediset, shoqëritë dhe vendet ku ai jetoi pjesën më dinamike të jetës së tij. Duke pasur një aktivitet të rëndësishëm politik dhe patriotik dhe një gjeografi të pasur vendndodhjesh, emri i tij do të përmendet e analizohet në organe të tilla si “ Dielli ” i Bostonit, “Dielli e Flamuri” Boston, “ Atdheu” Kostancë, “ Shtypi” Tiranë, “ Gazeta e re” Tiranë, “ Demokracia” Gjirokastër, “ Kalendari Kombiar” Sofje, “Posta e Shqypnisë” Shkodër, “Populli” Vlorë, “Besa shqiptare” Shkodër, “Gazeta e Korçës” etj., në të cilat analizohet jeta dhe aktiviteti i tij politik në periudha të ndryshme.
J.S.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase