Gramatika E Persishtes

B22202
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1000 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Pas kërkimesh dhe një punë të madhe për përkthimin dhe botimin për herë të parë në gjuhën shqipe, si një homazh në 120 vjetorin e vdekjes së Poetit të madh të shqiptarëve, studiuesi Abdulla Rexhepi, profesor në Universitetin e Prishtinës, publikon për herë të parë në gjuhën shqipe veprën e Naim Frashërit me titullin “Gramatika e persishtes”. Si njëra nga tri gjuhët kryesore (krahas arabishtes dhe turqishtes) të Perandorisë Osmane, persishtja konsiderohej gjuhë e elitës në ambientet arsimore e intelektuale të asaj kohe. Gjithashtu, nga India deri në Shqipëri nëpër ambientet mistike lexoheshin dhe interpretoheshin veprat mistike të shkruara në persisht, siç qenë veprat e famshme të Rumiut, Saadiut dhe Shirazit. Edhe Naim Frashëri u mishërua me gjuhën e kulturën perse dhe një pjesë të konsiderueshme të kreativitetit letrar dhe gjuhësor ia kushtoi kësaj gjuhe e letërsie. Është interesant të theksohet fakti se, deri në vitin 1871, askush, madje, asnjë vendas nuk kishte shkruar gramatikë të persishtes sipas metodologjisë së re. Gramatika e Naimit është gramatika e parë moderne e gjuhës perse. Në parathënien e botimit të parë autori i saj, pra, Naim Frashëri shkruan:“Gramatika është çelësi i secilës gjuhë dhe boshti i të mësuarit sa më lehtë të një gjuhe. Duke ditur rëndësinë e gjuhës së ëmbël perse, si dhe faktin që nuk ekziston një gramatikë moderne në këtë gjuhë, atëherë vendosa të shkruaj këtë gramatikë modeste për mësimin e kësaj gjuhe”.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase