50 Ide Rreth Arkitektures

B19269
700 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 700 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

Ky libër fl et rreth ideve kryesore, të cilat krijuan bazën e arkitekturës Perëndimore që nga koha e Greqisë së lashtë deri në ditët tona. Këto ide përfshijnë një larmishmëri fushash që nga teknologjia deri te zbukurimi, që nga planifi kimi deri te zejtaria, po ashtu që nga mëhyra si të interpretojmë të kaluarën deri se si të ndërtojmë për të ardhmen. Këto ide përfshijnë frymëzimet intelektuale që krijuan stilin Gotik mesjetar, nocionet që gjenden pas idesë së qytetit-kopësht*) si dhe inovacionet teknologjike që krijuan grataçielat. Gjysma e parë e librit trajton të kaluarën e pasur të arkitekturës, që nga zanafi lla e saj - d.m.th. stili Grek - deri në zhvillimet revolucionare të fundit të shekullit XX. Kjo pjesë tregon se si arkitektët dhe ndërtuesit krijuan jo vetëm një fond të stileve – që nga stili Klasik deri te stili Gotik – por edhe të gjitha llojet e ideve – të tilla si parafabrikimi dhe qyteti-kopësht – të cilat janë me interes për arkitektët e ditëve të sotme. Gjysma e dytë e librit fi llon me rilindjen e madhe të shekullit XX. Modernizmi i fillimit të shekullit XX u zhvillua nëpërmjet një shpërthimi idesh, pjesa më e madhe e të cilave i hoqën arkitekturës dhe projektimit zbukurimin e panevojshëm dhe shfrytëzuan materiale të tilla si betoni, xhami dhe hekuri. Arkitektët i lanë pas, nga format skulpturore të Ekspresionistëve deri te ndërtesat e thjeshtësuara (pa elementët e panevojshëm) dhe funksionaliste**) si dhe të ndërtuara me beton dhe xham të Stilit Internacional. Si rrjedhojë, idetë arkitekturore në vitet 1920-1930 nuk kanë qenë kurrë aq të pasura dhe aq të pazakonta.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase