B19293
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Mitrushi ka dy fatkeqësi, – tregon me pasion Filipi. – Së pari, mamaja e tij ka bërë 13 fëmijë. Njëri do të dilte skarco. I takoi Mitros ky fat i bardhë. E dyta është më e hidhur, – vazhdon Filipi. – Ai ishte kalama. Buzët me qumësht. Mamanë e thirrën në Komitetin e Partisë. “Urime, – i thanë. – Ke zbatuar porosinë e shokut Enver për të mbushur oborrin me kalamanër. Partia të shpërblen. Një medalje me vulën e Enverit ose një lopë me firmën e holandezit”. Meqë vinte nga familje e mëngjër, zgjodhi medaljen. U kthye në shtëpi. Në një dorë mbante Mitron, në tjetrën medaljen. Duke vrarë mendjen se cila pjesë e trupit e meritonte nderin, hapi krahët dhe… bum! Mitrua ra në dysheme! Nuk pati ndonjë dëm të madh! – tregon Filipi. – Iu hap pak koka. Kur ia qepën vendin me mjete rrethanore, panë se diçka kishte mbetur jashtë… Që nga ajo ditë, Mitroja mbeti pak si eksiq dhe bën budallallëqe me thasë, sidomos kur shkruan. Nuk e ka veten në dorë! Prandaj, e mira është të mos i lexoni produktet e trurit të tij. Kur iu zë taksirati, mos i merrni gjërat seriozisht!”
Reviews
No reviews found