Shtyllat E Tokes

B18971
1.500 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1500 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

“Shtyllat e Tokës” rrëfen historinë e Filipit, kryemurg i Kingsbrixhit, i cili merr përsipër të ndërtojë katedralen gotike më të madhe që ka njohur bota… historinë e Tomit, muratorit që bëhet arkitekti i tij, një njeri i ndarë më dysh në shpirtin e vet… atë të zonjës Aliena, që nuk mund të shpëtojë nga një turp i fshehtë… dhe historinë e luftës ndërmjet të mirës dhe të keqes, që do ta kthejë kishën kundër shtetit dhe vëllanë kundër vëllait. Një rrëfenjë epike magjepsëse e ambicies, anarkisë dhe pushtetit absolut, e vendosur në sfondin e gjerë mesjetar të Anglisë së shekullit të dymbëdhjetë – kjo është kryevepra historike e Ken Follett-it. Me këtë libër, Follett rrezikon gjithçka dhe del një fitues i padiskutueshëm… Një roman historik që të mbërthen gjatë leximit, me atmosferë autentike dhe tipizime të paharrueshme. Duke filluar me një mister që hedh hijen e vet, rrëfenja është një valëzim i tensionit, pasigurisë, veprimit me ritëm të patëmetë, intrigës, dhunës, lakmisë, trimërisë, përkushtimit, hakmarrjes e dashurisë. Një roman që të zbavit, të mëson dhe të kënaq në një shkallë të madhe. – Publishers Weekly.Një vepër epike e jashtëzakonshme plot të paprituara… një enigmë shastisëse që përfshin ekzekutimin e një njeriu të pafajshëm… ngritjen e një katedraleje madhështore… romancë… rivalitet dhe spektakël. Një kryevepër monumentale… një triumf i vërtetë nga një talent i madh. – ALA Booklist. E pamatë dhe e shkëlqyer… kjo rrëfenjë mamuthore duket se prek të gjitha emocionet njerëzore – dashurinë dhe urrejtjen, besnikërinë dhe tradhtinë, shpresën dhe dëshpërimin. Shikojeni vetë. Ky është një roman në të cilin humbet vërtet.— Cosmopolitan

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase