Femijet E Mesnates

B16556
1.500 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1500 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Selim Sinai ka lindur fiks në orën 00 të datës 15 gusht 1947, pikërisht në çastin kur India u bë shtet i pavarur. Lindja e tij u prit me fishekzjarrë dhe brohoritje të turmave dhe u përshëndet nga vetë Kryeministri Nehru. Më pas, tek rritet, Selimi kupton pasojat ogurzeza të kësaj rastësie. Çdo veprim i tij pasqyrohet i zmadhuar në ngjarjet që diktojnë drejtimin e punëve të atdheut të tij. Nga ana tjetër, shëndeti dhe mirëqenia e tij janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me shëndetin dhe mirëqenien e atdheut. Jeta e tij është e pandashme, madje ndonjëherë edhe e padallueshme, nga historia e Indisë. Mbase, cilësia më e jashtëzakonshme e tij është aftësia telepatike që e lidh atë me një mijë fëmijët e mesnatës , fëmijët e tjerë të lindur në atë orë të parë dhe të pajisur me dhunti magjike.Ky roman është njëkohësisht një sagë familjare e mahnitshme dhe një evokim mbresëlënës i një vendi të madh dhe popullit të tij: një mishërim brilant i komedisë njerëzore universale."Fëmijët e Mesnatës"dallon si një vepër epokale dhe një realizim brilant i një prej zërave të mëdhenj letrar të kohës sonë. Fëmijët e mesnatës është fitues i çmimeve Booker Prize , English Speaking Union Literary Award dhe James Tait Prize , në vitin 1981. Gjithashtu, ka fituar dy herë çmimin The Best of the Booker , në 1993 dhe 2008. Kanë shkruar për këtë libër: I jashtëzakonshëm...,një prej romaneve më të rëndësishme që ka nxjerrë bota anglishtfolëse e këtij brezi.-The New York Review of Booksnn Harta letrare e Indisë ndodhet në prag të ndryshimit...Me "Fëmijët e mesnatës" duket se një kontinent e ka gjetur zërin e vet.-The New York Times Me Salman Rushdie, India ka nxjerrë një romancier vezullues,një shkrimtar me burime mahnitëse imagjinatave dhe intelektuale, një mjeshtër të tregimtarisë së pafundme.-The New Yorkernn Një epos i mrekullueshëm...proza e Rushdie-ut hidhet befas sa para, mbrapa, . . . duke ndaluar në pamje, panorama dhe personazhe me një prani të paharrueshme. Larmia e këtyre personazheve është po aq e pasur sa edhe vetë India.-Newsweek E mbushur me jetë, me energji dhe fantazi...Rushdie është shkrimtar me guxim, fuqi mbresëlënëse dhe stil brilant.-The Washington Post Book Worldnn Emocion i pastër një shkëndijë energjie e papërmbajtur, shumë e këndshme, satirike, me stil të mençur tregimi

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase