Femijet E Dashurise Dhe Urrejtjes

B18677
1.500 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1500 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Romani i shkrimtares kroate Daša Drndić nuk është vetëm një libër mbi Holokaustin (i krahasueshëm për nga rëndësia me kryeveprat e Primo Levi-t apo me Nekropolin e Boris Pahor) . Ai është gjithashtu një roman i madh i letërsisë bashkëkohore, i aftë për të lidhur përmes regjistrave të ndryshëm gjuhësorë një tregim polifonik, magmatik, gjithëpërfshirës, imponues, mbi pushtimin nazist të Italisë veriore dhe më gjerë. Eshtë një vepër që rri mirë pranë kryeveprave të De Lillo-s, Mailer-it, Sebald-it. Një libër tek i cili viktimat gjejnë përmendoren e vet. Një patchwork, ku ekzekutorët dhe soditësit e verbër janë të ngjashëm, ku vargjet e poetëve të mëdhenj dhe fletët me nota muzikore kthehen në kujtesë tronditëse, ku kriminelët, depozitimet, fotografitë dhe hartat gjenealogjike e risjellin, për të mos e harruar kurrë, atë urrejtje, atë dhunë dhe dashuri. “ ...Një kryevepër”- A. N. Wilson, Financial Times. Përmes një rrëfimi që trajton në mënyrë të pamëshirshme masakrën ndaj hebrenjve italianë, në kampet e përqendrimit të Triestes, Haya reflekton mbi përvojat e saj dhe të familjes së saj hebreje, konvertuar në katolikë. Kërkimet e Haya Tedeschinit e sjellin historinë e romanit edhe në Vlorë, Sarandë, Tiranë, në Hotel Dajti, në zemër të kryeqytetit shqiptar. Kërkimet e ngulmëta për djalin, sjellin në duart e Haya-s fotografi, harta dhe fragmente poezish, të dëshmive nga gjyqet e Nurembergut. Këtu janë edhe intervistat me hebrenjtë e brezit të dytë, fakte nga dëshmitarët okularë të mizorive që ndodhën në dyert e kampeve. Prej këtij kolazhi të gjerë materialesh dhe kujtimesh lind kronika tronditëse e pushtimit nazist në Italinë veriore. Fjalët e pashlyeshme nga kujtesa janë: DASHURI dhe URREJTJE.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase