Nenshtrimi

B16587
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1000 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

Francë, viti 2022. Pra, shtatë vjet pas 7 janarit tronditës të këtij viti, kur sulmi terrorist mbi revistën satirike Charlie Hebdo, ndodhi po ditën e publikimit të "Nështrimit". Libri u shit qysh në orët e para në mënyrë marramendëse, si rrallë ndonjë autor francez deri më sot, dhe vazhdon ende të jetë ndër librat më të shitur e më të përfolur në botë.
Por tani, atij personazhit vanitoz, të lodhur e të lektisur, që endet dukshëm në veprat e Houellebecq (këtë herë me emrin Fransua, një profesor letërsie në Universitetin e Sorbonës), do t'i duhet të përshtatet me regjimin e ri islamik, i ardhur në pushtet pas zgjedhjeve presidenciale në Francë e që drejtohet tashmë nga Muhamed Ben Abesi, politika e së cilit po nis ta dizenjojë atdheun e tij me një mjedis krejt tjetër – norma, veshje, sjellje, martesë, të drejta, seks, familje, shkollim – nga ai që është mësuar deri tani profesori ynë.
Laicizmi i shtetit dhe i shkollës, tashmë është një kujtim i largët, dhe vetë Fransua, një ateist i thekur dhe një ithtar i seksit të lirë, nuk ka shumë zgjedhje. A do të përshtatet ai me jetën e re? A do të pranojë ai t'i "nënshtrohet" regjimit të ri, të konvertohet në një ritualist mysliman dhe të përfitojë nga koha, si shumë kolegë të tij?
Jeta e thërret për një flirt politik, historik, moral, fetar, ekonomik, seksual e psikologjik. Michel Houellebecq e lë në pezulli dhe të hapur përgjigjen, siç ia lë edhe librin lexuesit që të vendosë vetë: I gjykon apo i miraton autori ngjarjet e kohës? Që është një e ardhme. Por, jo e largët. Por, jo aq e pamundur. Sigurisht, nëse shkon përtej sarkazmës së veprës, dhe nëse lexon edhe rreshtat e bardhë të këtij autori të thukët.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase