Ese Mbi Edukimin

B21738
400 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 400 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Vepra “Mbi Edukimin”, shkruar frengjisht nga Faik Konica, botohet per here te pare shqip. Ajo shfaqet jo vetëm tepër origjinale, por tingëllon edhe tepër aktuale.
Duke predikuar te fëmija parimin e metodës analitike, për të shkuar nga e panjohura drejt së njohurës falë vëzhgimit dhe kërkimit shkakësor (shkak-pasojë), Konica i jep veprës së tij një karakter të dukshëm shkencor, rreptësisht racional, në kontrast të hapur me metodën psikologjike, e cila shfaqet për të si e shkuar në kohë, tek mbetet brendapërbrenda kuadrit të ngushtë të reflektimit, në një kohë kur vetë motori i lëvizjes së mendimit njerëzor e shoqëror është kërkesa e pandalshme nga shkaku, te shkaku i shkakut, siç shprehet Konica.
Në konceptin konician, edukimi mbetet kështu shkenca e parimeve më të përgjithshme për zhvillimin e plotë të mendimit, e në radhë të parë të mendimit të fëmijës, për ta mësuar si të veprojë në jetë vetëm pasi të mendojë, të mendojë vetëm pasi të arsyetojë dhe të arsyetojë vetëm në bazë të metodave të përparuara shkencore, përpunuar nga pikëpamja filozofike, pedagogjike e sociologjike.
Arkitekt i mendimit modern shqiptar, Faik Konica mbetet dhe qëndron lart edhe si artizani i parë i sociologjisë shqiptare.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase