B14463
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
“Natën e 23 qershorit, pothuajse në të gdhirë të 24-ës, filluan të dilnin rezultatet e para të zgjedhjeve. Bëhej fjalë për numërime aty-këtu, ose për forma sporadike të numërimit në të gjithë Shqipërinë: të 5,10,15 apo 20 kutive të para. Kudo tendencë e qartë. Një tendencë që jepte përafërsisht 2/3 ose 60 për qind të votave për Koalicionin e Majtë, PS-LSI, dhe rreth 40 për qind të votave për koalicionin tjetër, atë të Berishës, me emrin Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim. Nuk e zgjata shumë me "vrojtimin" e rezultatit dhe tendencës: gjithçka ishte tashmë e qartë, dhe një gjumë depresiv më kaploi deri të nesërmen në drekë... Gjatë këtyre 10 viteve të fundit kam qenë i angazhuar fort në jetën publike si analist, si komentator, si vëzhgues i jetës politike, si politolog po të doni, për ata që pranojnë një kompetencë profesionale timen në studimin e politikës, dhe sidomos vitet e fundit, bashkë me një grup kolegësh, shpeshherë të anatemuar, kemi krijuar një lloj fluksi mendimi, fluksi debati, konceptesh, të cilat kanë rendur për nga reformizmi; për nga mbështetja e disa reformave liberalizuese; për nga avokatia e tregut dhe e sistemit, iniciativës së lirë; për nga kapërcimi i trashëgimisë komuniste në administrim, në kulturë, në realitet, histori; për nga rivendosja, rinormalizimi i disa institucioneve të kujtesës sonë historike; për nga ridimensionimi i disa ngjarjeve, i rolit të shtetit në shoqëri; për nga ridimensionimi i hapësirës private dhe iniciativës së lirë në raport me publiken dhe pushtetin në Shqipëri; për nga krijimi ose sendërzimi i metaforës së lirisë individuale dhe shoqërore, në raport me pushtetin, sistemin, traditën e vjetër apo të re, socialen, patriarkalen, apo gjithçka tjetër.”- Henri Çili. “Më duhet të them se mua libri më ka tërhequr më shumë në ato pjesë, ku scholar-i Çili e ka mundur analistin Çili, apo ku analisti e scholar-i nakatosen bashkë, siç është rasti i një analize të ftohtë të asaj që ka ndodhur në tetë vitet e fundit, ose i asaj që pritet të ndodhë në vitet e ardhshme, ose ku ligjërimi dominohet nga termat "fluks kulturor", "gjendje kulturore e majtë", "fryma e dekadës së re", "epërsia kulturore e së djathës", “lëvizje kulturore", ”gjëndje e re konceptuale”, “fryma liberale” “.- Mustafa Nano.
Reviews
No reviews found