B11496
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Abetarja e parë e gjuhës shqipe, ajo e vitit 1844, me titull "Fort i shkurtër e i përdorshëm Evetar shqip", u përgatit nga personaliteti i shquar e Rilindjes Kombëtare, Naum Veqilharxhi. Nga ajo kohë kanë kaluar plot 175 vjet. Që atëherë e deri më sot janë shtypur mëse 150 abetare në trevat shqiptare dhe jashtë tyre, si në Bukuresht, Stamboll, Bruksel, Sofje, Vjenë, Napoli, Selanik, Athinë, Paris, Milano, Bari, Vorçester, Lajpcig, Konstancë, Aleksandri të Egjiptit etj. Hartimi dhe realizimi i abetares së saj e vuri Shqipërinë në radhën e vendeve të qytetëruara, duke treguar se ky vend i vogël ka një popull me karakteristikat e tij, me gjuhën dhe zakonet e veta dhe me një thesar të trashëguar nga brezat. Punën e Veqilharxhit e vijoi Kostandin Kristoforidhi, një figurë tjetër e shquar e Rilindjes Kombëtare, i cili në vitin 1867 botoi një abetare në gegërisht dhe një në toskërisht dhe u mësoi me to shqipen shumë bashkatdhetarëve gjatë udhëtimeve nëpër Shqipëri.
Reviews
No reviews found