Ditari I Nje Ministri Te Jashtem

B12667
1.200 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1200 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

Konflikti i Kosovës 1997-2001 është një vepër dokumentare-historike shumë e rëndësishme, e para, për të parë dhe për të kuptuar edhe prej një ane si është bërë lufta politike e diplomatike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në çfarë vështirësish dhe me çfarë pengesash është ballafaquar ajo këtu, në Ballkan dhe në botë dhe e dyta, për të shkruar objektivisht, siç është në të vërtetë, historinë e asaj lufte, sidomos, gjatë viteve që mbulohen me shënime në këtë ditar. As dhjetë vjet pas çlirimit të Kosovës prej pushtimit serb ne nuk mund të themi se e kemi shkruar apo se po e shkruajmë shkencërisht, objektivisht, historinë e lëvizjes për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, qoftë madje as të katër viteve vendimtare për të. Po botohen artikuj, fejtone, kujtime, tekste shkollore, po bëhen filma dokumentarë, por në shumicën e tyre shpjegimet dhe vlerësimet në masë të madhe janë të përcaktuara prej përkatësive partiake a përkatësive të tjera të ngushta të autorëve të tyre. Ditari i sjell të dhëna dhe gjykime të mbështetura në ato të dhëna, që ndriçojnë një varg ngjarjesh, qëndrimesh, veprimesh dhe subjektesh politike në kohën e trajtuar në të. Si të dhëna të dorës së parë, si gjykime e përfundime të mbështetura në vrojtimet e një dëshmitari të rendit të parë, ato pashmangshëm do të ndikojnë shumë që lëvizja jonë të trajtohet historikisht më saktë, më drejt, më gjithanshëm se deri tani. Ato do të bëjnë që të thyhen iluzione, të mënjanohen gabime dhe, të shpresojmë, të parandalohen gjykime e vlerësime të anshme, të partishme, që vetëm sa e shfytyrojmë të vërtetën mbi lëvizjen tonë çlirimtare. Rëndësia e këtillë e të dhënave, e vrojtimeve, e gjykimeve dhe e përfundimeve që sjell ditari, është e vetëkuptueshme. Milo është para së gjithash intelektual, i cili pas rënies së komunizmit i është kushtuar edhe politikës. Ditari i tij, prandaj, është ditar i atdhetarit, i cili vendin e vet, e vendi i tij është edhe Kosova, i cili popullin e vet, e populli i tij janë edhe kosovarët, e do jo duke krijuar iluzione me të pavërteta, po duke ia shpjeguar saktë njëmendësinë e trajtuar. Vrojtimet e tij mbi atë njëmendësi ai i paraqet ashtu siç i paraqesin, zakonisht, krijuesit e vërtetë: gjithnjë në mënyrë mbresëlënëse edhe për shkak të qartësisë e të bukurisë së gjuhës me të cilën thuhen, edhe për shkak të patosit moral që është i përmbajtur në atë gjuhë.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase