Fjalor LeksikO-Frazeologjik Dhe Etnolinguistik I Malesise Se Madhe

B23782
2.000 Lekë
(Including tax)
Out of stock
Price in points: 2000 points
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

Atje, në viset e thella malore, jeton ende fjala e pashkruar e gjuhës sonë të bukur. Deri aty ku ka arritur asfalti nuk gjejmë gjë, duhet të futemi më thellë – thoshte prof. dr. Abdullah Zymberi.
Që nga botimi i veprës “Fjalor latinisht-shqip” (1635) i Frang Bardhit, e sidomos nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar dhe në dy dhjetëvjetëshat e këtij shekulli, dy akademitë tona dhe institucionet shkencore, deri më sot kanë sjellë me dhjetëra e qindra fjalorë shqip, fushash të ndryshme. Vjet ASH e Shqipërisë botoi veprën madhore të prof. dr. Ali Jasharit “Fjalor i homonimeve në gjuhën shqipe” me 814 faqe, kurse sot (më 30.3.2022) këtij vargani fjalorësh iu bashkua edhe një vepër e rrallë kësodore “Fjalor leksiko-frazeologjik dhe etnolinguistik i Malësisë së Madhe”, i autorit akademik Gjovalin Shkurtaj, studiues i madh i shqipes, në fushën e gramatikës, drejtshkrimit, dialektologjisë, sociolinguistikës, entnolinguistikës, onomastikës, po edhe të leksikografisë etj.; autor e bashkautor i afro 40 veprave të botuara e ndonjë të ribotuar. Për të hartuar këtë fjalor, akademik Gjovalin Shkurtaj, vuri në veprim tërë potencialin e tij krijues-shkencor për të vjelë këtë pasuri të heshtur për sa kohë e për t’i dhënë zë e fuqi një thesari të pasur leksikor, nga një areal aq burimor me fjalë e shprehje të gjakut e të mishit të shqipes, e të cilin nga sot mund ta kemi në duar.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase