Fjalor Historik I Kosoves

B12532
1.200 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1200 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

Si vendi i shtatë dhe ndoshta i fundit që u krijua nga rrënojat e ish – Jugosllavisë, Kosova është shteti më i ri në Europë dhe një nga më të varfrit. Për shekuj, Kosova ishte pjesë e Perandorisë Osmane, ndërsa për pjesën më të madhe të shekullit të njëzetë ishte një krahinë e Jugosllavisë. Pas konfliktit të armatosur në vitet 1998 – 1999 dhe një periudhe nën administrimin e Kombeve të Bashkuara, më 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia.
Ky botim i dytë i Fjalorit Historik të Kosovës rrëfen historinë e Kosovës përmes një kronologjie, një shkrimi hyrës, një bibliografie të zgjeruar dhe më se 400 zërave me referenca të ndërsjella për njerëz, vende dhe ngjarje të rëndësishme; institucione dhe organizata dhe aspekte politike, ekonomike, shoqërore, kulturore dhe fetare.
Ky libër i drejtohet më shumë studentëve, hulumtuesve shkencorë, si dhe kujtdo që do të dijë më shumë për Kosovën. Ky botim i dytë i Fjalorit Historik të Kosovës, i rishikuar dhe zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme, i jep lexuesit informacione më të fundit për Kosovën dhe popullin e saj deri në mes të vitit 2010, duke përfshirë kështu periudhën e administrimit ndërkombëtar deri te shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008 dhe më tej.
Kosova është një tokë e lashtë, por që mediumet dhe bota perëndimore në të vërtetë e zbuluan vetëm gjatë luftërave jugosllave të viteve 1990 të shekullit të kaluar, fillimisht thjesht si një re tjetër e zezë që u shfaq në horizont, diku përtej Bosnjës.
Që prej atëherë, u vërshuan një varg botimesh brenda një kohe relativisht të shkurtër, pjesa më e madhe e të cilëve fokusoheshin tek lufta e Kosovës e viteve 1998 – 1999, shtypja e tmerrshme politike dhe gjendja tejet e rëndë e të drejtave të njeriut nën regjimin serb, kriza humanitare dhe ushtarake që u shkaktua si pasojë e tyre, çështja shumë e kontestuar e statusit dhe pavarësisë, si dhe politika ndërkombëtare që lidhej me të.
Pavarësisht nga gjithë kjo vëmendje dhe nga prania e institucionalizuar e bashkësisë ndërkombëtare për prej vitit 1999, Kosova ende nuk është fort e njohur si vend. Fjalori Historik i Kosovës orvatet ta balancojë këtë problem dhe ta paraqesë Kosovën në një kornizë më të gjerë.
Ai përqendrohet jo vetëm tek shumë prej çështjeve të mësipërme, që sigurisht, ende ia vlen t'u kushtohet vëmendje, por shpreson gjithashtu t'i japë lexuesit të interesuar informacione për Kosovën si një vend me një kulturë të pasur dhe histori të gjatë, ose më mirë, si një vend me disa kultura dhe, siç mund të thotë dikush me paksa ironi, me disa histori. Kosova është më tepër se sa një krizë problematike sigurie për Perëndimin.
Ajo është një vend i ri evropian, me rreth dy milion banorë, një tokë poetësh dhe shkrimtarësh, piktorësh dhe skulptorësh, dijetarësh dhe artistësh. Është një tokë monumentesh kulturore, ndër të cilat xhami osmane me zbukurime të imta dhe kisha e manastire të vjetra ortodokse, tregje orientale, fushëbeteja e peizazhe të mahnitshme.
Kosova është një vend me burime të konsiderueshme natyrore dhe një popullsi të re e optimiste, të etur për ta bërë atdheun e vet pjesë përbërëse të Evropës. Ajo është një demokraci e re me potencial të madh, por që, padyshim, ka trashëguar shumë probleme të mëdha nga e shkuara e errët.
Pjesa më e madhe e 475 zërave që përfshihen në botimin e dytë të këtij Fjalori Historik të Kosovës u kushtohen njerëzve dhe personaliteteve. Këta nuk janë vetëm figura historike, por edhe figurat të sotme publike dhe udhëheqës politikë, si dhe individë që kanë dhënë kontribute të shquara në arte dhe shkencë.
Pa lënë pas dore pakicat kombëtare të serbëve, boshnjakëve, romëve dhe turqve, ky vëllim niste nga realiteti i Kosovës së sotme të pasluftës, si një vend kryesisht shqipfolës. Në përputhje me këtë, aty ku nuk specifikohet ndryshe, zotat për personat bëjnë fjalë për individë nga grupi i shumicës shqiptare, i cili përbën rreth 92 për qind të popullsisë. Thuhet shpesh që popujt e Ballkanit kanë marrë përsipër më tepër histori nga ç'mund të mbajnë.
Shpresojmë që ky vëllim t'ua lehtësojë disi lexuesve barrën e të kuptuarit të kësaj historie dhe t'i ndihmojë ata ta njohin Kosovën, anëtaren e re të familjes evropiane.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase