Vdekja E Amalia Sacerdotes

B13371
800 Lekë
(Including tax)
Out of stock
Price in points: 800 points
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Ngjarjet e romanit marrin shkas nga një ndodhi e kohëve të fundit, Krimi i Garlaskos, siç është quajtur në shtypin italian. Libri sjell një peisazh që i qaset fort kuadrit të përgjithshëm politik: marrëdhënie të padukshme dhe marrëveshje të fshehta ndëmjet pushtetesh të forta, që përfaqësojnë herë – herë ngjyrat e venitura të partive kundërshtare; fërkime e përplasje të korrupsionit; komplote mafioze; nivele të ndryshme të figuracionit dhe shmangieve në gjuhë, që nga shtirja apo maskimi, nga fjalët dykuptimëshe tek ato të lëna përgjysmë, nga fjalë puthadorëse deri tek ato shtrigueset. Pra, dukja gabon. Dhe nuk ju këshillojmë të zhvishni fjalët dhe të interpretoni faktet. Padepërtueshmëria e politikës në karriera, në kompanitë publike, në paketa aksionare që kalojnë nga dora në dorë në Bankën e ishullit dhe deri në dhomën e gjumit: në besnikëritë dhe tradhtitë bashkëshortore; dashuritë e vërteta dhe pasionet e diktuara nga taktikat. Vorbulla, që politika sjell rreth kufomës së një studenteje të vrarë dhe të fejuarit të saj, i cili është marrë si i pandehur, ndiqet e paraqitet në media nga drejtori i emisionit të lajmeve në televizionin shtetëror të ishullit. Edhe të pafajshmit, të cilët besojnë se janë jashtë ose në kufijtë e komplotit dhe dinë si të "fërgohen me vajin e vet" rrezikohen nga kurthe e prita dhe nga ndonjë larje e beftë hesapesh. Thurja e komplikuar e tregimit, rritja e tensionit të komplotit, i mbështjell të gjithë dhe të pengon të deshifrosh llogaritjen e patëmetë, prapa kundërshtisë në dukje të detajeve. Këtu, ajo instancë e lartë e kontrollit që nuk lë asgjë në dorë të fatit, nuk zbulohet. Dikush në krye të piramidës ka hedhur rrjetën e peshkimit, ku "natyrisht, mbesin mbrendë peshqit ma të marrë ose ma të avashëm, sepse ata ma të zot sapo e shofin rrjetën tuj u ulë, ia mbathin me kohë".

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase