Libri I zi

B21958
1.800 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1800 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Galipi, një avokat nga Stambolli, pinjoll i një familjeje të
madhe, ka hyrë në rutinën e martesës së tij, edhe pse e ka
prekur ëndrrën: është martuar me vajzën që ka dashur qysh
në fëmijëri, e cila është njëherësh edhe kushërira e tij e
parë. Por, kur kthehet një mbrëmje në shtëpi, zbulon se e
shoqja, Ryjaja, një lexuese e thekur e romaneve policeske,
e ka braktisur, duke ia shpjeguar arsyen e largimit me një
copëz letre prej nëntëmbëdhjetë fjalësh që i ka lënë. Galipi
nis të ndjekë gjurmët e së shoqes dhe vëren se njëherësh me
të, kanë humbur edhe gjurmët e Xhelalit, të gjysmëvëllait
të saj, një gazetar shumë i njohur. Orhan Pamuk ndërthur
historinë prej “detektivi” të Galipit, me kronikat e shkruara
nga Xhelali ndër vite dhe ndërton një histori të pazakontë.
Tek endet në kërkim të Ryjasë së tij të dashur, avokati ynë
do ta përshkruajë mahnitshëm Stambollin e paqetë e plot
kaos të fillimit të viteve 70-të, mu pas grushtit të fundit të
shtetit, mes trazirash politike që nisën qysh pas vdekjes së
Ataturkut. Përse e ka lënë Ryjaja aq befas? Galipi nuk është
më i qetë në lëkurën e vet dhe nis ngadalë mu si një dytës,
të marrë identitetin e Xhelalit, njeriut që ka adhuruar më së
shumti në jetë, nis të flejë natën në shtratin e tjetrit dhe të
veshë përnjëmend rrobat e tjetrit, t’i përgjigjet telefonit të
tij, madje zë e shkruan edhe kolonat e tij të gazetës. “Libri i
zi” është një sagë mahnitëse, një rrëfim plot mistere që të lë
pa frymë dhe që me densitetin e ndodhive dhe peshën e së
shkuarës që bart, të çon në zemër të një historie mbresuese.
“Befasues... i tillë, që e sjell së mbari romanin detektiv.”
Independent on Sunday
“Një libër i jashtëzakonshëm... Mes më të mirëve, bashkë me ata të
Ekos, Kalvinos, Borgesit dhe Markezit.”
Observer
“Ky libër është një triumf i artit të mrekullueshëm të të shkruarit.”
Flutura Açka

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase