Vrite Babain

B16868
1.400 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1400 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Një fëmijë është zhdukur në një park në periferi të Romës. Jo shumë larg nga vendi ku ishte parë për herë të fundit, gjendet e ëma e vdekur. Hetuesit besojnë se personi përgjegjës është bashkëshorti i gruas, dhe që pastaj mund të ketë vrarë edhe të birin duke fshehur trupin. Kur në skenën e krimit vjen Colomba Caselli, ajo kupton se në rindërtimin e ngjarjes ka diçka që nuk shkon. Colomba është tridhjetë vjeçe, është e bukur, atletike, dhe me karakter të fortë, por nuk është më në shërbim. Ajo ishte larguar nga detyra pas një ngjarjeje tragjike ku kishte qenë dëshmitare. Megjithatë, nuk i reziston dot tundimit të bëjë atë që di të bëjë më mirë: të jetë një police, një ndër më të mirët. Shefi i saj e di këtë, ndaj dhe i kërkon që të vazhdojë hetimet pa tërhequr vëmendje, duke e vënë në kontakt me Dante Torre-n, që njihet si "njeriu i silosit", një ekspert për personat e zhdukur dhe fëmijët e abuzuar. Ai është një gjeni, me aftësi të pabesueshme deduktive, por edhe me fobi dhe paranoja shqetësuese. Në fëmijëri, Dante-n e kanë rrëmbyer dhe, ndërsa bota e mendonte të vdekur, ai u rrit i mbyllur brenda një silosi, ku u shkolluar nga kontakti i tij i vetëm me botën, individi misterioz që Dante e quante "Babai". Kërkesa që i bën Colomba për t’iu bashkuar hetimeve do ta vërë përballë makthit të tij më të keq. Sepse pas zhdukjen e fëmijës Dante zbulon dorën e "Babait". Por nëse është kështu, pse rojtari i tij ka vendosur të kthehet dhe të godasë përsëri pas kaq shumë vitesh? A do të mundet Colomba të besojë tek intuita e "aleatit" të tij, apo Dante po e udhëheq drejt një gjuetie fantazmash?

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase