Tundimi I Fundit

B17001
1.200 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1200 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Romani “Tundimi i fundit”, i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë
botën, është një interpretim laik i Ungjillit. I botuar për herë të parë në vitit
1955, në të rrëfehet jeta e Jezu Krishtit nga perspektiva e vetë Jezuit.
Kazanxaqis, ky gjigand i letërsisë moderne rrëfen dashurinë dhe pasionin e
një njeriu çfarëdo: Jezuit të Nazaretit. Biri i një zdrukthëtari, njeriu Jezu
dëshiron të dashurohet me një grua, të krijojë familje, të jetojë si gjithë të
tjerët. Në të njëjtën kohë, brenda tij kumbon i papërballueshëm zëri i Zotit, i
cili e thërret drejt një jete plot sakrifica dhe një vdekjeje plot vuajtje.
Konflikti i brendshëm i njeriut, beteja midis mishit dhe shpirtit, instinkti i
rebelimit dhe dëshira për t'u puqur me Zotin, shpërfaqen në një afresk
rrëfyes që lartëson sakrificën e madhe të Krishtit. Në kryq, tashmë buzë
vdekjes, Jezui përfytyron jetën e tij po të mos kishte ndjekur thirrjen e Zotit;
ky është dhe tundimi i tij i fundit.
Teza qendrore e librit është që Jezui, megjithëse i lirë nga mëkati, ishte i
prekur nga frika, dyshimi, depresioni, ngurrimi dhe epshi. Autori ka
përfytyruar një Jezu shumë njerëzor, të tunduar, të kapluar nga frika,
dyshimi dhe dhimbja. Sipas tij, nëse Jezui do t'i ishte dhënë njërit prej këtyre
tundimeve, e sidomos nëse do të kishte shfrytëzuar mundësinë për të
shpëtuar veten e tij nga kryqi, atëherë jeta e tij nuk do të kishte pasur më
shumë kuptim se ajo e çdo filozofi tjetër.
Përtej betejës midis detyrimeve fetare dhe natyrës njerëzore, ky roman mund
të interpretohet edhe si shfaqja e një kontradikte më themelore akoma, më
pranë moralit dhe për këtë arsye, thelbësisht ose tërësisht njerëzore. Siç
rrëfen edhe shkrimtarja Oriana Fallaci kur tregon se si i dashuri i saj,
Panagoulis, një revolucionar grek, është ndier gjatë një nate të kaluar në qeli,
teksa priste ekzekutimin: sa pranë rrëfimit të orëve të fundit të Krishtit të
Kazanxaqisit është ndier ai, sa i tunduar për t'u dorëzuar, për të hequr dorë
nga revolucioni e për të shpëtuar jetën e tij. Guri themeltar i moralit njerëzor
gjendet pikërisht në këtë përballje epike: midis bindjeve tona më të thella,
më të sinqerta e më të vërteta dhe çmimit të rëndë që mbart shpesh pohimi,
mbrojta dhe përparimi i këtyre, deri në fund, deri në vdekje. Nuk ka gjë më
hyjnore se sa të sakrifikohesh për atë në çfarë beson, për atë që do,
çfarëdoqoftë ajo.
Për shkak të subjektit të tij, romani ka nxitur debate, kundërshtime dhe
akuza për blasfemi. Ai shfaqet ende shpesh në listat e librave të ndaluar.
Në vitin 1988, Martin Scorsese si regjisor, Willem Dafoe, në rolin e Jezuit
dhe Harvey Keitel, në rolin e Judës, bashkëpunuan në ekranizimin e këtij
romani, për një film që do të ishte po aq i debatuar dhe përçarës sa edhe
vetë libri.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase