Shtepia Hollandeze

B23157
1.400 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Sirëll Konroi ndërthur fatin e tij me një investim të mirëmenduar në prona të patundshme, i bindur se po e nxjerr familjen nga varfëria.
Biznesi i tij i parë zë fi ll me blerjen e shtëpisë holandeze, një prone luksoze në periferi të Filadelfi as, me dëshirën për t’ia bërë edhe si surprizë gruas së tij. Por, kjo shtëpi pak e nga pak i sjell zhgënjimin fatal. Bashkëshortja largohet nga shtëpia pa asnjë adresë duke e braktisur Konroin, vajzën dhe djalin që ishte ende foshnje. Mbas pak vitesh Sirëll ndrron jetë. Kur plagët e dhimbjes i kanë ende të hapura, Deni dhe motra e tij më e madhe Mivi, një vajzë inteligjente dhe me personalitet, pësojnë një tjetër dramë nga njerka e tyre. Edhe pse janë trashëgimtarët e vetëm, ajo i dëbon nga shtëpia e lindjes dhe motër e vëlla, të braktisur në batakun e varfërisë, duhet të përballen dita ditës me sfi dat e jetës.
“Shtëpia holandeze” është e vetmja pikë e orientimit dhe e nostalgjisë që i mban të lidhur me prejardhjen por edhe që i motivon ata në investimet e jetës. Ndërkohë, ashtu siç kishte ndodhur edhe me Sirëllin, si pa kuptuar kjo shtëpi i mban të lidhur në grackën e së shkuarës, duke mos i lejuar që ta hedhin atë pas krahëve...
Pavarësisht sukseseve që mund të kenë arritur në jetët e tyre, Deni dhe Mivi janë të qetë shpirtërisht vetëm kur janë me njëri tjetrin. Ata i rikthehen shpesh historive në shtëpinë e vjetër me humor por edhe me zemërim. Por mbas shumë vitesh, kur fati e sjell që të përballen me nënën e tyre që I kishte braktisur dhe ishte zhdukur pa asnjë adresë, marrëdhënia midis një vëllai të plotësuar dhe një motre të arësyeshme vihet në provë. “Shtëpia holandeze” është historia
e një parajse të humbur, një tour de force që gërmon thellë në çështjen e trashëgimisë, dashurisë dhe identitetit.
Ky roman emocionues, të mban zgjuar kureshtjen për të zbuluar se çfarë ndodh në marrëdhëniet mes Denit dhe Mivit, rrëfen një histori mallëngjyese që do të mbetet në kujtesën tuaj për një kohë të gjatë.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase