Shtepia E Heshtjes

B08558
1.200 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Fatma, një zonjë te të nëntëdhjetat, së bashku me xhuxhin shërbestar të familjes, Rexhepin, fëmija i jashtëligjshëm i burrit të saj të vdekur, jeton ende në shtëpinë e vjetër e të heshtur me pamje nga deti. Tashmë shtëpia e saj, ku u transferua dikur me të shoqin, një mjek dështak dhe aktivist politik, është duke u rrënuar. Qysh nga koha kur është larguar nga Stambolli, në fillimet e revolucionit të 1908, Fatma shtyn ditë e netë të trishta, e shtypur nga kujtimet. Çdo verë asaj i vijnë nga Stambolli për ta vizituar dy nipërit, Faruku, një historian i dëshpëruar, Metini, i cili ëndërron të emigrojë në Amerikë dhe e mbesa, Nilguni, një studente progresiste e hijshme. Për arsye krej të ndryshme, të tre ata duan që Fatma ta shesë atë shtëpi ogurzezë, që duket se e ndjek një vijë tragjike fati. Përmes kujtimeve të Fatmës, Rexhepit dhe opinioneve të të nipërve, Pamuk vizaton mjeshtërisht vitet e fundit të historisë së popullit turk deri në ditët e grushtit të shtetit të Evrenit, duke spikatur përpjekjen e shoqërisë turke për rreze të reja drite, nevojën e ndryshimeve sociale dhe ekuilibrin e vështirë mes traditës dhe ndikimit perëndimor. “Shtëpia e heshtjes” është një roman intrigues për lojën e tij me strukturën, përshkrimin universal të shoqërisë së luhatur mes Lindjes dhe Perëndimit. “Shtëpia e heshtjes” nuk mban vetëm sekretin dramatik të një familjeje turke. Ai është një roman i ndjenjave njerëzore, por edhe një afresk i madh i Turqisë moderne.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase