Shpirtra Te Bukur

B13103
700 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Gjashtë shoqe rreth të 30-tave që jeto-jnë në Nju-Jork, takohen një mbrëmje në apartamentin e njërës prej tyre për të festuar paralindjen e një bebeje. Janë gjashtë gra profesioniste, që jetojnë në një qytet dhe luftojnë për përzgjedhjet e tyre femërore. Nën flakën e qirinjve, ato tregojnë për përjetime të të dashurive sekrete dhe miqësive të krijuara. Gjashtë gra të madhërishme, të portretizuara me mençuri, mjeshtëri artistike, humanizëm dhe humor të spikatur. Xhezi, e zonja e shtëpisë, është një gazetare e suksesshme. Një hije melankolie e ka mbërthyer, pas fillimit të një historie dashurie në Kolorado. Nina, një dietë-mbajtëse kronike, është pronare e një salloni pedikyri. Ende i ndërmendet takimi me djaloshin e ndjeshëm, i cili e ftoi në apartamentin e tij për një çaj bimor. Sue Karoli, kameriere dhe aktore, sapo ka braktisur bashkëshortin kurorëshkelës. Lisbeta, një artiste dhe modele anoreksike, e fiksuar pas një dashurie të dështuar, shpenzon pa fund energji për të mos e lejuar pronarin ta dëbojë nga apartamenti me qira. Marta, agjente e pasurive të patundshme, e ngopur nga fitimet e tepërta dhe të mirat materiale, ka planifikuar të ketë një fëmijë me të fejuarin e saj, por mëson se është sterile. Klara, një muzikante e pavarur me shpirt të lirë, është e lumtur me shtatzëninë e saj dhe perspektivën si nënë beqare. Babanë e bebes, një endacak që endet nëpër botë, mundet të mos e shohë më. Të gjashta miket në këtë libër janë gra të reja, të bukura në trup e shpirt.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase