B17065
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Në moshën 22-vjeçare, Cheryl Strayed mendoi se kishte humbur gjithçka. Pas humbjes së nënës, secili në familje mori rrugën e tij dhe shumë shpejt mori fund edhe martesa e saj. Katër vjet më vonë, duke menduar se nuk kishte më asgjë për të humbur, ajo mori vendimin më të rëndësishëm të jetës. Pa pasur asnjë lloj përvoje dhe as stërvitjen e duhur, e udhëhequr vetëm nga vullneti i hekurt, ajo përshkoi më shumë se një mijë e pesëqind kilometra të Shtegut të Kreshtës së Paqësorit nga shkretëtira e Mohaves, nëpër Kaliforni, Oregon dhe Uashington, e vetme. Një histori e treguar me shumë stil, ngrohtësi dhe humor. "Shpirt i Egër" rrëfen tmerret dhe kënaqësitë e një gruaje të re, e cila ndërmerr një rrugëtim i cili e rraskapiti, e forcoi dhe në fund, e shëroi! Komente mbi librin: “Një libër i mrekullueshëm, i cili nuk është vetëm argëtues, por të bën të ndihesh shumë mirë pasi e ke përfunduar” - THE BOSTON GLOBE. “Një nga librat më origjinalë dhe më të bukur të historive amerikane ndër vite” – NPR BOOKS. “Një libër i mbushur me emocione... të bën të ndiesh përvëlimin e shkretëtirës, akujt e Lartësive Sierra dhe fuqinë mbresëlënëse tënjë gruaje të jashtëzakonshme” – People. “I gjallë, prekës dhe shumë frymëzues.”- THE WALL STREET JOURNAL. “Strayed ka një talent të lindur për të artikuluar ankthin dhe mirënjohjen që vjen pas kapërcimit të tij” - THE WASHINGTON POST. “I çlirët, seksi dhe i trishtë... E përshkon një frymë punk dhe të lënjë përshtypje sa tokësore aq edhe amerikane" - THE NEW YORK TIMES. “Shkatërrues dhe lavdiplotë” – SLATE.
Reviews
No reviews found