B13950
700 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 700 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Si ndonjë nomad, Le Clèzio nuk pushon së hulumtuari planetin në kërkim të një marrëdhënieje të harmonishme dhe të ekuilibruar të botës. Le Clèzio ofron sërish një udhëtim, në përvijimin e lundrimit të një piroge të gjatë që shkon në drejtim të Ragës – një ishull vullkanik i zi në Oqeanin Paqësor – aty ku banorët kanë zgjedhur të vendosen në mes të paqes së lartësive, pas një rrugëtimi të pabesueshëm.
Kombinimi i një natyre të ashpër dhe i njerëzve të butë që banojnë në këtë ishull kujtesor ndërlidhet me një lloj lumturie prejardhëse. Një shkrim qetësues, i poetizuar, me thjeshtësi mashtruese të gdhendur.
Prapa këtij stili, lexuesi i kujdesshëm mund të hetojë disa qëllime të tërthorta të autorit: ai, me arsye, ua ngarkon përgjegjësinë një pjese të evropianëve për krimet e shkaktuara ndaj melanezianëve dhe polinezianëve, mirëpo "harron" dhe "mënjanon", me dashje apo pa dashje, përgjegjësinë e disa grupeve të tjera sektare dhe fanatike që kanë organizuar kolinializimin dhe po vazhdojnë të bëjnë komplote lidhur me skllavërinë moderne.
Pjesëtarët e këtyre grupeve janë (përveç të tjerash) pronarët e bankave dhe vendosin për të gjitha çështjet financiare në botën e sotme. Le Clèzio, laureat i denjë i çmimit Nobel, autor me ritëm të ngadaltë, veprat e të cilit janë të vulosura me përmbajtës dhe me përmbajtje. Aty, si edhe tek Raga, mund të vështrohen të gjitha: sintaksa, poezia, historia, urtësia, tmerri, filozofia dhe mbi të gjitha një zgjedhim i harmonishëm i shkrimit.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase