Pas Xhamit Te Dyfishte

B20807
500 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Nga dritaret e mirëizoluara me xhama të dyfishtë të apartamentit të saj në
Reikjavik, një grua e moshuar vështron jetën nga e cila ndihet tashmë e
përjashtuar. Një jetë e vrullshme dhe e zhurmshme që vazhdon ta tërheqë, të
ngrejë pyetje e të ushqejë urinë e saj për të tjera ditë dhe dëshirën e saj për të
qenë pjesë e së tashmes. Ajo është e ve, ka fëmijë që e duan, por që bëjnë prej
kohësh jetën e tyre, ka nipër tashmë të rritur e gjithmonë më të largët.
Jeta e saj monotone lëkundet kur hyn në skenë një burrë, bashkëmoshatar, i
ndarë nga e shoqja, i cili, pa ndrojte, e miklon dhe e kërkon, duke e bërë të
ndjejë edhe një herë dalldinë e dëshirimit dhe përkrahjes. Por, a është e
pranueshme, e dëshirueshme, apo edhe thjesht e mundur, të dashurohesh në
moshën e saj? Çfarë mund t'i ofrojë dashuria dy jetëve vetmitare në perëndimin
e tyre? Pse pasioni i të moshuarve mbetet një tabu, edhe në sytë e miqve dhe
familjarëve, diçka që duhet mohuar ose kritikuar si një kapriço.
“Pas xhamit të dyfishtë” është një këngë dashurie delikate për gjallërinë e
shpirtit që nuk i bindet vyshkjes së trupit, një rrëfim poetik e i ndjeshëm për
largësinë e panevojshme që krijohet midis brezave e që mohon ndjenja të cilat
nuk plaken kurrë.
“Pas xhamit të dyfishtë” është një rrëfim delikat dhe i fuqishëm për faktin që
nevoja për lidhje dhe kontakt është dominus i njeriut, deri në fund të jetës së tij.
- Corriere della Sera
Thoroddsen, shkrimtare dhe poete islandeze, ka shkruar një roman të shkurtër
dhe të gjallë, një dritare e hapur mbi mendimet e një gruaje që po arrin
perëndimin e jetës, por që ka një vështrim të ndritur si agimi.
- Io Donna

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase