Numri Zero

B16575
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Një redaksi që mbledh lajme dhe që përgatit një gazetë të përditshme, e cila më shumë sesa informacionit i kushtohet shantazhit, hedhjes baltë ndaj të tjerëve, për interesat e ulët të botuesit të saj. Një redaktor paranojak që, duke ardhur rrotull nëpër një Milano të dalldisur (ose i dalldisur nëpër një Milano normale), rindërton historinë e pesëdhjetë vjetëve të fundit të Italisë në sfondin e një plani fluturak që sillet rreth kufomës së kalbur të një pseudo Musolini. Dhe në hije shfaqet Gladio, P2, vrasja e papa Luçianit, grushti i shtetit i Xhunio Valerio Borgezes, CIA, terroristët e kuq të manovruar nga zyrat e shërbimeve të fshehta, 20 vjet masakra dhe maskime, një mal me fakte të pashpjegueshme që ngjajnë si të sajuara, derisa në një emision të BBC provohet që janë të vërteta ose që të paktën tashmë janë rrëfyer nga goja e vetë autorëve. Dhe pastaj një kufomë që hyn befas në skenë, në rrugën më të ngushtë dhe më famëkeqe të Milanos. Një histori e mekur dashurie midis dy personazheve humbës për nga natyra, një ghost writer i dështuar dhe një vajzë shpirttrazuar, që, për të ndihmuar familjen, ka braktisur universitetin dhe është specializuar në thashethemet për lidhjet dashurore të personave publikë, por që ende derdh lot kur dëgjon tokatën e dytë të Simfonisë së Shtatë të Bethovenit. Një manual i përsosur për gazetarinë e keqe, që lexuesi dorë pas dore nuk e di nëse është i sajuar apo thjesht i nxjerrë nga realiteti.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase