b10465
700 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 700 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

“Nëna ” u shkrua në vitin 1933, në Kinën e largët, fare pak të njohur për evropianët. Përmes një numri skenash që sjellin fatkeqësi dhe humbje të njëpasnjëshme në jetën e heroinës, burrin fillimisht, pastaj vajzën dhe, më në fund, një bir, synohet të kalohet thjesht në lartësimin e magjishëm të një figure poliedrike dhe që me anonimatin e vet rrok dimensionet e universales. Studiuesit kanë vënë re se duke mos pasur emër, kjo figurë e krijuar më 1933 është burim paqeje dhe nuk u përdor dot hapur nga politika në dobi të luftës a konfliktit social, kur kjo u kërkua për interesa të caktuara pak vite më vonë, në ndryshim nga ndonjë nënë tjetër, më pak interesante, e cila e quajtur, për rastësi të themi, Pelagea Nilovna, e krijuar më 1907 dhe që u bë pjesë me peshë e propagandës që u parapriu ndeshjeve të përgjakshme shoqërore në Evropë. Zonja Bak kështu u rendit jo vetëm ndër autorët e magjishëm (në një epokë kur shkrimtari imponohej me idetë e veta me goxha më shumë intensitet se mediat) , duke qenë për kohën një nga zërat më të dëgjuar të globit. Si bijë misionarësh evangjelistë dhe bashkëshorte e një pastori po evangjelist në Kinën e perandorisë së fundit, autorja e mistifikon e njëkohësisht e detajon shpirtin e njeriut, të cilin as kulturat e ndryshme e as interesat parciale ekonomiko-politike nuk kanë forcë ta shtyjnë përngaherë në batakun e përgjakjes. Zonja Bak u jep tërë personazheve në vepër vetëm emërtimet e atributeve, nëna, biri, bija, e reja, vjehrra etj. E tërhequr qëllimisht më tepër drejt formës artistike të përkryer e në tendencë gati transcendentale; si çdo autor i madh, ajo kupton se forma duhet ta shpërthejë përmbajtjen, se ndjenja duhet për më tej ta çajë hera-herës vetë kuarcin e formës, ndërsa përmbajtja në kuptimin e saj klasik ose nuk ekziston, ose ka një rend të largët në punët e artit.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase