Me Jeten Perpara

B21486
700 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Pse dy emra shkrimtarësh në ballinë? Romain Gary dhe Emil Ajar janë i njëjti njeri. Romain Gary e kishte fituar një herë çmimin Goncourt, më të njohurin dhe më të rëndësishmin në Francë, në 1956 me romanin “Rrënjët e Qiellit”, dhe sipas rregullave të Akademisë Goncourt ky çmim jepet vetëm një herë. Por ai e nënshkroi romanin “Me jetën përpara” me emrin Emil Ajar dhe në saje të këtij mistifikimi mori përsëri çmimin Goncourt në vitin 1975, për këtë histori të mrekullueshme të dashurisë së një djali të vogël arab për një grua të moshuar çifute.
Libri na tregon si Momo lufton me gjashtë katet që Madam Roza nuk do më t’i ngjisë, por edhe me jetën sepse “kjo nuk të fal”, dhe se nuk “ka nevojë të kesh arsye për të pasur frikë”. Ky djalë i vogël do ta ndihmojë Madam Rozën të fshihet në “vrimën e saj çifute”, dhe kështu ajo nuk do të vdesë në spital por do të përfitojë nga e drejta e shenjtë e “popujve për të vetëvendosur”, çka nuk respektohet nga Urdhri i Mjekëve. Ai do t’i rrijë pranë deri në vdekje, e madje edhe përtej vdekjes. Edhe Gary i qëndroi deri në vdekje besnik identitetit të tij të ri, me të cilin arriti të bëhej shkrimtari i vetëm në Francë me dy çmime Goncourt, por e zbuloi të vërtetën në librin “Jeta dhe Vdekja e Emil Ajar”, i botuar vetëm pas vdekjes së tij.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase