Libri I Cajit

B22973
500 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Kakuzo merr shkas nga një analizë e imtësishme e ritualit të pirjes së çajit në kulturën japoneze – që nga përgatitja e përzierjes së bimëve, enët, shërbimi, e deri te arkitektura dhe arredimi i dhomës së çajit – për të na folur për disa nga çështjet më themelore të botëkuptimit e filozofisë së “Lindjes”. Në kapërcyell të shekujve XIX-XX, kohë në të cilën jetoi dhe shkroi autori, sundimi i gjatë kolonial i perëndimit tashmë i kishte dhënë frytet e veta në gjithë Azinë. Kakuzo, si njeri në kapërcyell të dy botëve, përpiqet t’i kundërvendosë kulturës perëndimore thelbin e “Lindjes”, deri aty sa të pohojë madje epërsinë e kësaj të fundit.
Ndonëse Kakuzo shkroi vëllime të shumta për artin e Azisë, “Libri i çajit”, i shkruar në anglisht dhe i botuar më 1906, mbetet libri i tij më i shquar në perëndim.
Okakura Kakuzo lindi në Tokio më 1863. Babai ishte ofiqar i lartë e tregtar mëndafshi. Mori arsimin më të mirë në gjuhën angleze, në të cilën shkroi, në vijimësi, veprat e tij kryesore. U shqua si dijetar e kritik i artit dhe kulturës tradicionale të vendlindjes dhe Azisë në përgjithësi, dhe shkroi gjerësisht në këtë fushë deri në fund të jetës. Ishte ndër themeluesit e Shkollës së Arteve të Bukura të Tokios, e cila më vonë u bë Universiteti i Arteve të Tokios, sot e kësaj dite institucioni më prestigjioz i llojit të vet në Japoni. Udhëtoi në gjithë botën, dhe u interesua për marrëdhënien midis kulturave të lindjes dhe perëndimit, duke u përpjekur të kundërshtonte pasojat e sundimit kulturor të perëndimit mbi kontinentin aziatik. Vdiq më 1913 nga një sëmundje e mëlçisë.
Ja një fragment i shkurtër i shkëputur nga teksti:
*
Charles Lamb-i, një ithtar i deklaruar i çajit, ka rrokur thelbin e çajizmit kur shkroi se kënaqësia më e madhe që njihte ishte bërja e një vepre të mirë tinëzisht, që më pas do të dilte në dritë rastësisht. Sepse çajizmi është arti i fshehjes së bukurisë ashtu që të mund ta zbuloni rastësisht, i sugjerimit të asaj që nuk guxoni ta shfaqni. Është sekreti fisnik i të qeshurit me veten, qetë por plotësisht, ndaj është, pra, vetë humori: buzëqeshja e filozofisë. Në këtë kuptim, të gjithë komediografët e vërtetë mund të quhen filozofë të çajit: Thackeray, për shembull, dhe, sigurisht, Shekspiri. Poetët e dekadencës (dhe kur s’ka qenë bota ndonjëherë në dekadencë?), në protestat e tyre kundër materializmit, në një farë mase, kanë elur gjithashtu udhën për çajizmin. Në ditët e sotme, mbase Perëndimi dhe Lindja mund të gjejnë një ngushëllim të ndërsjellë në soditjen tonë të ndrojtur të së Papërsosurës.
Taoistët rrëfejnë se në fillimin e madh të JoFillimit, Fryma dhe Materia u përballën në një dyluftim vdekjeprurës. Në fund, Perandori i Verdhë, Dielli i Qiellit, ngadhënjeu ndaj Zhu Rongut, demonit të territ dhe tokës. Në grahmën e tij të fundit, ky titan e përplasi kokën te qemeri diellor, duke e thërrmuar kubenë kaltëroshe prej nefriti. Yjet humbën foletë e tyre, hëna u end kuturu nëpër humnerat e shkreta të natës. I dëshpëruar, Perandori i Verdhë kërkoi gjerë e gjatë për ndreqësin e Qiejve. Kërkimi nuk i nuk shkoi kot. Nga deti i Lindjes buthtoi një mbretëreshë, Nyvaja e shenjtë, brikurorë dhe bishtdragua, shkëlqimtare në parzmoren e saj prej zjarri. Ajo lentoi ylberin pesëngjyrësh në kazanin e saj magjik dhe arnoi qiellin kinez. Por thuhet se Nyvaja harroi të mbushë dy plasa të imëta në kupën qiellore. Kështu filloi dualizmi i dashurisë: dy shpirtra që vërtiten në hapësirë, pa gjetur kurrë prehje, gjersa kur të bashkohen për të plotësuar universin. Çdokush duhet ta ndërtojë nga e para qiellin e vet të shpresës dhe paqes. Qielli i njerëzimit modern përnjëmend është copëtuar në përleshjen titanike për pasuri dhe pushtet. Bota po zvarritet këmbadoras në errësirën e kultit të unit dhe harbutërisë. Dija po blihet përmes një ndërgjegjeje të keqe, bujaria po praktikohet për hir të leverdisë. Lindja dhe Perëndimi, si dy dragonj të flakur në një det tallazesh, më kot përpiqen të rifitojnë xhevahirin e jetës. Na duhet sërish një Nyvaja për të meremetuar rrënimin e madh; presim Avatarin e madh. Ndërkohë, le të pijmë nga një gllënjkë çaj. Kuqëlimi i pasdites po shndrit bambutë, shatërvanët gurgullojnë me ëndje, shushurima e pishave dëgjohet në çajnikun tonë. Le të ëndërrojmë për shuarjen, dhe të eglendisemi në marrëzinë e bukur të gjërave.
Qielli i njerëzimit modern përnjëmend është copëtuar në përleshjen titanike për pasuri dhe pushtet. Bota po zvarritet këmbadoras në errësirën e kultit të unit dhe harbutërisë. Dija po blihet përmes një ndërgjegjeje të keqe, bujaria po praktikohet për hir të leverdisë. Lindja dhe Perëndimi, si dy dragonj të flakur në një det tallazesh, më kot përpiqen të rifitojnë xhevahirin e jetës. Na duhet sërish një Nyvaja për të meremetuar rrënimin e madh; presim Avatarin e madh. Ndërkohë, le të pijmë nga një gllënjkë çaj. Kuqëlimi i pasdites po shndrit bambutë, shatërvanët gurgullojnë me ëndje, shushurima e pishave dëgjohet në çajnikun tonë. Le të ëndërrojmë për shuarjen, dhe të eglendisemi në marrëzinë e bukur të gjërave.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase