Letersia Naziste Ne Amerike

B23861
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

"Letërsia naziste në Amerikë" është një enciklopedi biografike e gjithë shkrimtarëve të kontinentit amerikan, nga Kili në Kanada, në shekujt XX-XXI, të cilët shkrimtarë, për një arsye a tjetrën, përqafuan idetë dhe kauzat e ekstremit të djathtë. Është ngërthyer një spektër jashtëzakonisht i gjerë përvojash jetësore në këtë kaleidoskop personazhesh, veprash, shoqërish sekrete ose jo, shtëpish botuese të njohura apo të nëndheshme, organesh shtypi, sektesh e grupimesh gjithëfarësoj. Në thelb është orvatja e autorit për të zhvarrosur një të fshehtë, një figurë të mugët dhe shumëfytyrëshe, diçka mes fëmijës dhe përbindëshit: njeriun e kohës sonë.
"Letërsia..." është vepra e parë që tërhoqi vëmendjen e publikut ndaj një figure madhore të letërsisë botërore. Brenda pak vitesh, nga Bolaño do të vinin me radhë një seri veprash që sot zënë vend në rreshtin e parë të shkrimtarisë: përmbledhja me tregime "Thirrje telefonike", romanet "Ylli i largët", "Nokturne e Kilit", dhe kryeveprat "Detektivët e egër" dhe "2666".
Roberto Bolaño është një nga shkrimtarët themelorë të shekullit XXI. Lindi në Santiago (Kili) më 1953, jetoi në vendlindje, në Meksiko, dhe vdiq në Spanjë më 2003, nga një sëmundje e rëndë e mëlçisë.
Nga ky autor, përveç veprës që keni në dorë, “Pika pa sipërfaqe” ka botuar romanin “2666” dhe përmbledhjen me shkrime “Në parantezë”.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase