B17666
1.200 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1200 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Kur stuhia e atyre dy ditëve kaloi, dhe kur u ktheva i qetë në zyrën time të vogël, tek “Trumbeta”, prisja, herë indiferent, dhe herë me një ankth të madh, vendimin e anëtarëve të komisionit. Më priste një zhvillim i ri, shumë i pakëndshëm. Vendimi erdhi. Ai kishte formën e një letre të zakonshme. Nuk kishte dërgues, por më bëri përshtypje kaligrafia me të cilën ishin shkruar emri dhe adresa ime.
Pasi e vërtita disa herë në dorë zarfin, duke u përpjekur të kujtoja se çfarë më sillte ndërmend ai shkrim – i cili e bënte të dukej si një vepër arti që nuk dëshiron ta shkatërrosh – më në fund vendosa dhe e hapa, por me shumë kujdes, me letërprerësen metalike që ia mora kolegut tim të zyrës.
Ishte një letër e shkurtër, me vetëm dhjetë rreshta, të shkruara me një kaligrafi të pakrahasueshme, një mori fjalësh, që tek i lexoja, bënin që gjaku të më vërshonte në kokë, sytë të më turbulloheshin, duart të më dridheshin. Ishin fjalë që më pickonin si grerëza. Ishte letra që më dërgonte e dashura ime e vogël Mirto, që e kisha dashuruar dhe dëshiruar si asnjë vajzë tjetër deri atëherë. Më informonte…

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase