Kam Shume Per Te Thene

B20859
600 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Një djalë i ri, i zhytur në plogështinë e rrethanave të pashmangshme, nis t’i shkruajë një letër ish të dashurës. Qëllimi i tij fillestar është t’i tregojë asaj sa shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ndarja e tyre. Teksa shkruan, ai fillon të kuptojë se atë letër nuk do ta dërgojë kurrë, madje fillon të fantazojë se ndoshta duhet ta botojë atë. Nga ana tjetër, dërguesi dhe marrësja e letrës marrin jetë dhe shkëputen pak nga pak nga autori.
Marrësja kthehet në një rrëfimtare të dytë, duke i dhënë frymë një tjetër historie, një varianti të dytë, një interpretimi të ri të historisë së tyre. Ky akt fillimisht “hakmarrës” shndërrohet në një dialog që skicon vështirësitë e historive moderne të dashurisë. Romani duket se eksploron botëkuptimin tonë mbi dashurinë, me anë të një historie dashurie në dukje të thjeshtë, duke e shpalosur atë ngadalë e duke nxjerrë në pah kontradiktat themelore të idealit dashuror.
Ky roman largohet nga normat e zakonshme të stilit apo strukturës formale dhe paraqet një thellësi mendimi, që e shtyn lexuesin të identifikohet me rrëfimtarin si të ishte një bashkautor.
“Kam shumë për të thënë” fitoi Çmimin e Debutuesve në vitin 2014, në Belgjikë, si dhe arriti ndër finalistët e disa çmimeve letrare belge. Në vitin 2016, fitoi Çmimin Europian për Letërsinë.
Dashuria nuk mungon si temë në veprat letrare, por janë të paktë ata që kanë arritur të shkruajnë për të në një mënyrë kaq të zgjuar sa i riu flamand, Christophe Van Gerrewey... Duket i aftë të sjellë në jetë edhe gurët.
Volkskrant
Ky mjeshtër i stilit shkëmben, pa u sforcuar, deklarata lirike dashurie e urrejtjeje me kritika shoqërore e letrare thumbuese.
NRC Handelsblad
Një vepër debutuese tërheqëse dhe bindëse.
De Standaard

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase