Jeta E Genjeshtert E Te Rriturve

B22255
1.400 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1400 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Xhovana është një vajzë në prag të adoleshencës, pikërisht në atë kapërcyell
të jetës mes fëmijërisë dhe moshës së rritur. Fytyra e saj e bukur prej fëmije
po shndërrohet dalëngadalë dhe po merr tiparet e një adoleshenteje të
shëmtuar dhe të egër. Por a është vërtet kështu? Dhe në cilën pasqyrë duhet
të shihet për të gjetur dhe për të shpëtuar veten? Xhovana kërkon pasqyrimin
e saj në dy faqe të një qyteti që e kanë frikë dhe e urrejnë njëra-tjetrën: Napoli
i sipërm, i veshur me një maskë elegance dhe Napoli i poshtëm, vendi i
vulgaritetit dhe lapërdhive. Ajo kapërcen sa nga njëra anë e qytetit në tjetrën,
në kërkim të së vërtetës, por asnjëra anë nuk duket t’i japë përgjigje apo
shpëtim. Në kërkimin e saj të dëshpëruar, Xhovana do të zbulojë jetën e
dyfishtë të prindërve të saj, mashtrimet dhe gënjeshtrat e tyre, të cilat do ta
hedhin vajzën në qorrsokakë të tjerë.
Për të përballuar jetën dhe përditshmërinë, njerëzit gënjejnë, mbi të gjitha
gënjejnë veten. Në çastet kur faji dhe turpi i kanosen ndërgjegjes, kur këto
ndjenja tronditin bindjet tona më të thellë për imazhin që kemi për veten,
gënjeshtrat apo “përrallat e bukura” duket se na vijnë në ndihmë për të na
mbrojtur nga përballja me realitetin. Rinia e trazuar, lidhjet familjare të rreme
dhe mbytëse, dashuria, e vërteta lakuriqe, tradhtia, dhe jo vetëm ajo
bashkëshortore, miqësitë e sëmura, krizat e identitetit përbëjnë brumin mbi të
cilin Ferrante sfidon mitin e familjes së lumtur dhe na shoqëron në këtë
udhëtim të vështirë rritjeje.
“Jeta e gënjeshtërt e të rriturve” ka të bëjë para së gjithash me adoleshencën
– një periudhë kur mashtrimi dhe vetëmashtrimi janë në shkallën e tyre më të
lartë dhe, të rritesh, do të thotë t’i nxjerrësh të palarat në shesh vetes dhe të
tjerëve. Por jo vetëm kaq. Personazhet e Elena Ferrante-s jetojnë me
emocione të jashtëzakonshme, pasione përpirëse dhe, sado ata bëjnë çmos të
fshehin gënjeshtra të dhimbshme, jeta u nxjerr në pah të vërteta tronditëse.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase