B21885
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Hana mbas pesëmbëdhjetë vitesh largimi, kthehet në Vltava në vendlindjen e saj. Fshati do të përmbytet nga baseni i një termocentrali, por... bashkë me fshatin do të përmbyten edhe kujtimet e Hanas. Ngjarjet janë vendosur në mesin e viteve tetëdhjetë dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar ... Gjaku i peshkut është një roman për: fëmijët dhe prindërit, për dashurinë dhe urrejtjen, për krizat familjare, për gabimet... është një libër që të mëson si të falësh.
Në bashkëudhëtimin me këtë libër duhen mbajtur mend dy këshilla të rëndësishme.
Këshilla e parë: Tregoni gjithmonë vetëm të vërtetën, për gjithçka, në të gjitha rrethanat.
Këshilla e dytë: Mos qaj dhe mos u trishto për të shkuarën. Gjithçka që ka ndodhur dhe të mungon i takon një kohe që nuk kthehet më.
...kjo letër kishte ardhur nga Komiteti Kombëtar që në muajin shkurt. Ishte një kërkesë e kompanisë kombëtare “Energo-invest Praga” për të hyrë në territorin kadastral me qëllim zhvillimin e punëve kërkimore dhe anketimeve. Pikërisht kështu shkruhej në atë letër. Të nesërmen e pyeta babin për letrën. Si fillim bëri sikur nuk e kuptoi. Në fund të fundit kishte gjashtë muaj rresht që flitej në të gjithë fshatin për këtë, vallë mos mendon se jam e shurdhër? Në fakt këtë nuk e thashë me zë të lartë.
- Në Temelin do të ngrihet një termocentral bërthamor dhe në Hnevkovice një digë. Përmes ujit të digës do të ftohet reaktori bërthamor.
Psherëtiu. Ishte i vetmi anëtar në Komitetin Kombëtar në anën e demokratëve, të gjithë të tjerët ishin komunistë. E pyeta se çfarë do të vendosej. Babi ngriti supet...

Reviews
No reviews found