Enderr Ne Pallatin E Kuq 2

B23314
1.500 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

"Risia e formës së kësaj vepre, perspektiva e gjerë dhe natyra e librit që ka për objekt një univers të tërë, e kanë çuar kritikën e shkuar dhe të tashme në një shumësi interpretimesh të Ëndërr në Pallatin e Kuq. Theksi është vënë herë tek alegoria dhe herë te realizmi: roman ku personalitetet historike fshihen pas personazheve, rrugëtime për shpëtimin te besimi fetar, autobiografi, histori psikologjike të adoleshentëve, dashuri të palumtura, konteksti i Kinës së kohës, denoncim i shtrembërimeve të hierarkisë sociale dhe i shtypjes së të rinjve dhe grave... Përmes historisë së adoleshentëve të një familjeje të madhe në rrënim e sipër, lexuesit i hapet rruga për të depërtuar në universin e botës kineze, jo vetëm të shekullit XVIII.
Romani është një përshkrim i hollësishëm i jetës në dy degët e klanit të pasur aristokratik Jia, Shtëpisë Rong-guo dhe Shtëpisë Ning-guo, vendosur në dy komplekse të mëdha familjare, ngjitur, në kryeqytet. Pasuria dhe ndikimi i Jiave, deri në detaje natyraliste, si dhe dekadenca e tyre, përmes fatit të rreth tridhjetë personazheve kryesore dhe mbi katërqind personazheve dytësore, mbush faqet e këtij libri me vlerë.
Personazhi kryesor është trashëgimtari i lumtur i familjes, Bao-ju. Ai ka lindur me një gur “nefriti” në gojë. Bao-ju ka një lidhje të veçantë me kushërirën e sëmurë Dai-ju, me të cilën e bashkon dashuria për muzikën dhe poezinë, por është i paracaktuar të martohet me një kushërirë tjetër, Bao-çain, hiri dhe inteligjenca e së cilës janë simbol i një gruaje ideale, por me të cilën ai nuk ka një lidhje emocionale. Rivaliteti dhe miqësia romantike midis tre personazheve, në sfondin e fatit në rënie të familjes, formojnë historinë kryesore në roman."

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase