B08238
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Ky roman tregon se si luhet fati i një familjeje përgjatë verës së tre viteve, në një interval kohor dhjetëvjeçar dhe në të njëjtin plazh: në brigjet e La Manshit. Nga njëra anë është Suzana - mamaja dhe gruaja e shtëpisë - e cila vendos t i japë fund jetës në strehën e ëmbël . Nga ana tjetër është i shoqi, një burrë i shkatërruar nga vitet e gjata të mjerimit, si dhe vëllai i tij, Remoja, me jetën e tij të mistershme. Mbi të gjitha janë tre fëmijët - Lili, Vinsenti dhe Martini - të cilët do të tregojnë për jetën e tyre njëri pas tjetrit, duke u përpjekur t i zbërthejnë të vërtetat nëpërmjet heshtjes së tyre të ndjerë dhe prekëse, por edhe përmes pikëpyetjeve të mëdha. nRomani është një sagë shpirtërore, tronditës dhe larg pathosit e sentimentalizmave, ku përcaktohen me saktësi kufijtë e dhimbjeve, lëndimeve, humbjeve e shthurjes, por edhe të nevojës së parezistueshme për të jetuar dhe për të dashuruar.
Reviews
No reviews found