Dublineska

B23333
1.200 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1200 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Samuel Riba do të mbushë 60 vjeç. Si një prej botuesve më të suksesshëm të Barcelonës, ai ka botuar shumë prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të breznisë së tij. Por befas përfshihet nga një atak paniku i nxitur me gjasë edhe prej lënies së alkoolit, po aq sa edhe prej shqetësimit mbi të ardhmen e librit. Në kërkim të një shpërqendrimi të ri, i lind mendimi të kryej një udhëtim në Dublin, një qytet të cilin nuk e ka shkelur kurrë por për të cilin shumë vite më parë ka parë një ëndërr që nuk i hiqet nga kujtesa. Kësisoj, bind disa prej miqve të tij të shkojnë në Bloomsday dhe të përshkojnë rrugët në të cilat zhvillohen ngjarjet e Uliksit të James Joyce. Por ndërsa shkojnë për të kremtuar dhe mbajtur ligjëratën e tyre në funeralin e librit dhe të epokës së Gutenbergut, një figurë e mistershme shfaqet në varrezë, që i ngjason mbrojtësit të Joyce: Samuel Beckett-it. A është njëmend Beckett, apo është shkrimtari gjeni për të cilin Riba ka shpenzuar gjithë jetën duke e kërkuar? Teksa i mëshon kësaj pyetjeje, ai shenjon vdekjen dhe zbulimet qartësuese mbi jetën.
VLERËSIME
“Një shkrimtar që s’ka të dytë në peizazhin e romanit spanjoll”– Roberto Bolaño
“Vepra e Vila-Matas më ka lënë një përshtypje trandëse. Jam i magjepsur prej humorit të tij, prej diturisë së jashtëzakonshme që ka për të gjitha llojet e letërsisë, prej dhembshurisë që ka për shkrimtarët dhe prej mospasjes drojë për të ngritur argumente në letërsi që t’i bëjë mandej pjesë të asaj që shkruan” – Paul Auster
“Me gjasë, figura letrare më domethënëse e letërsisë bashkëkohore”– Joanna Kavenna, New Yorker
“Tejet original; sa i qartë, po aq edhe qesharak”– The Guardian
“Enrique Vila-Matas ka qenë pioneri i një prej përgjigjeve më interesante të letërsisë bashkëkohore kundrejt shkrimtarëve të mëdhenj modernistë”– The Paris Review
“Vila-Matas është një iluzionist që ndjek gjurmët e Nabokovit, një ‘mashtrues’ brilant, ashtu si të gjithë artistët e mëdhenj”– Nelly Kaprièlian, Les Inrockuptibles

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase