Dru Qershie Dhe Ndjenja Te Vjetra

B17259
800 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 800 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Prej shumëçkaje mundet të ndahet Arjeta Filipo, por prej tryezës së gjyshes së saj jo. Tani ajo është ulur në këtë copëz trashëgimi në banesën e re në Berlin dhe shpërhap fotografitë që i kishin rënë në duar gjatë shpërnguljes. Kujtimet zgjohen brenda saj, sikur druri i qershisë t’i rrëfejë të gjitha historitë, dëshmitare e të cilave tryeza ishte bërë në rrjedhën e viteve. Aty janë qyteti i rrethuar dhe Istria, deti i fëmijërisë dhe i rinisë, ikja në fillim të viteve ‘90 që ndryshoi gjithçka. Por aty janë para së gjithash edhe koha në Paris, ku kishte studiuar dhe kishte filluar një jetë të re, në një gjuhë të re - bashkë me piktorin Arik, me të cilin ishte dashuruar kundër vullnetit të saj. Ornitologu Misha Vajsband bëhet i besuari i saj i urtë, fizikania Nadeshda - shoqja e saj më e ngushtë. Dy gratë i lidh një e fshehtë që për vite të tëra e di vetëm Ariku. Vetëm kur të dyja përballen me njollat e verbra brenda tyre, e gjejnë rrugën për tek e vërteta. Në mënyrë mbresëlënëse, Marica Bodrožić rrëfen për një grua që kërkon mbështetje në një botë plot plasaritje. Dhe asaj i duhet të përballet me të shkuarën e saj, të ndrydhur për një kohë të gjatë, si dhe me kujtesën e copëzuar, nëse vërtet do të jetojë të sotmen. I botuar me mbështetjen e Programit Europa Krijuese të Bashkimit Europian.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase