Del Hija

B11764
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1000 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Ashtu sikurse Rip Van Uinkeli, i cili kthehet në vendlindjen e tij për të zbuluar se çdo gjë ka ndryshuar, Nathan Zukermani kthehet në Nju Jork, qyteti ku është larguar njëmbëdhjetë vjet më parë. I vetëm në malin e tij në Nju Inglend, Zukermani ka ekzistuar vetëm si shkrimtar: pa zëra, pa media, pa ndonjë kërcënim terrorist, pa ndonjë grua, pa lajme, pa ndonjë detyrë tjetër, veç punës së tij dhe peshës së ditëve të pleqërisë.
Duke u endur rrugëve si një lugat, ai krijon shpejt tri lidhje, që e shkatërrojnë vetminë e tij të mbrojtur me aq kujdes. Njëra është me një çift të ri, me të cilët, në një çast nxitimi, vendos të ndërrojë shtëpinë. Ata do të lënë pas Manhatanin e pas 11 shtatorit për strehën e tij në fshat, ndërsa ai do t’i kthehet jetës së qytetit.
Por që nga çasti që njihet me ta, Zukermani dëshiron gjithashtu të këmbejë vetminë e tij me sfidën erotike të vajzës së re, Xhemit, joshja e së cilës e tërheq atë prapë te gjithçka që mendonte se e kishte lënë pas: intimiteti, loja drithëruese e zemrës dhe të trupit.
Lidhja e dytë është me një personazh nga rinia e Zukermanit, Emi Beleti, shoqe dhe muzë e heroit të parë letrar të Zukermanit, E. I. Lonof. Dikur e parezistueshme, Emi tani është një plakë e tretur nga sëmundja, e cila ruan kujtimin e atij shkrimtari të madh e të ngrysur amerikan që i rrëfeu Nathanit udhën vetmitare drejt profesionit të shkrimtarit.
Lidhja e tretë është me biografin aspirant të Lonofit, një djalë i ri, një qëmtues i lajmit të bujshëm letrar, i cili është i gatshëm të bëjë dhe të thotë gati gjithçka për të mbërritur te “sekreti i madh” i Lonofit. I përfshirë befas, sikurse nuk do të donte apo synonte të përfshihej kurrë sërish, në dashuri, brengë, dëshirë dhe armiqësi. Zukermani shteron një dramë të brendshme dhe mundësish të gjalla dhe ngacmuese.
I përndjekur nga vepra më e hershme “Shkrimtari i hijeve”, ky roman “Del Hija”, është një kapërcim i mahnitshëm në një fazë tjetër të përkushtimit të pakufi që ky shkrimtar i madh ka për letërsinë artistike.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase