B17776
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Personazhi kryesor i romanit quhet Dodo, një nofkë që shpreh pafuqi, një burrë i hijshëm rreth të tridhjetepestave, babai i të cilit është një “baron” universitar. Silvia, gruaja e Dodosë, është femër me sensualitet shpërthyes. Duke vëzhguar me syrin e ftohtë të shkencëtarit jetën në çift, brenda një shtëpie pasanikësh në qendër të Romës, dhe raportet komplekse midis burrit e gruas, Dodoja për-piqet të kuptojë thelbin e vetes. I rrethuar nga erosi dhe perversitetet e tij, protagonisti i romanit është i detyruar të shohë vazhdimisht, të jetë spektator jo vetëm në botën përreth tij, por përgjon edhe në përpjekjet e tij për të kuptuar, për të justifikuar realitetin që e shtyp dhe e bën të ndihet i paaftë. Shqisat janë në vlim dhe vibrojnë në tabutë, në turpin e gjërave, në seksin, në tentativën për të rrëzuar barrierat që janë ndërtuar brenda tij nga një edukim i rreptë, pra te një burrë që rritet i çorientuar, i pasigurt.
Reviews
No reviews found