Ate Nate E Pashe

B21132
700 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 700 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

"Atë natë e pashë është një histori që rrëfehet përmes këndvështrimit të pesë personazheve të ndryshme, të cilët flasin për veten dhe kohërat e trazuara në të cilat jetuan. Roman i fortë, i shkruar në një mënyrë befasuese dhe i rrjedhshëm, “me bukuri çarmatuese”, siç e kanë konsideruar, që trajton një temë që nuk është e lehtë, flet për një histori dashurie në kohë lufte, në vitet e Luftës së Dytë Botërore, në Slloveni. Në qendër është Veronika Zarniku, borgjeze nga Ljubljana, personazh interesant, hera herës i çuditshëm, që dashuron e dashurohet, që buzëqesh në mënyrë enigmatike dhe që jeton sikur pas dyerve të banesës së saj - kështjellë të mos vriteshin njerëz e të mos ndesheshin ushtri, sepse ajo “do thjesht të jetojë, të gëzojë” jetën. Por në një skenë tragjike, në vorbullën e një periudhe të trazuar në histori, të pushtimit fashist dhe nazist të territorit slloven, “thjesht” të jetosh është një iluzion. Gruaja zhduket në stuhinë e luftës civile, e akuzuar për kolaboracionizëm dhe e eliminuar nga partizanët.
Libri i D. Jancar është një nga veprat më të rafinuara të letërsisë moderne europiane, me një vështrim të vëmendshëm për historinë dhe aurën e misterit që karakterizon hijeshinë femërore. Një roman i vërtetë, si pak të tjerë.
"

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase