Asgje S'i Kundervihet Nates

B17497
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1000 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Në 2008, në moshën 71-vjeçare, Lysila vret veten. Këtë do ta zbulojë e bija,
Delfina, autorja e këtij libri. Një mëngjes janari, ajo hyn në dhomën e saj dhe
e gjen të ëmën shtrirë në shtrat, pa fill jete. Pyetjes “pse e bëri?” nuk mund
t’i gjesh përgjigje dhe Delphine de Vigan, prej kohësh shkrimtare e njohur, i
bën ballë tundimit për t’i kushtuar një libër. Por, “një dritë e fshehtë që vjen
nga e zeza” e cyt dhe e shtyn të marrë penën në dorë, sidoqoftë e sigurt që
“me anë të të shkruarit asgjë s’mund të zbulosh. E shumta, të jep mundësinë
të ngresh pyetje e të rrëmosh në kujtesë”.
Lysila ishte një grua e bukur, që e admironin dhe e donin të gjithë, por që
mbarte brenda vetes një plagë të thellë.
“Dhembja e Lysilës, nënës sonë, na ka shoqëruar të dyja, mua dhe time
motër, përgjatë fëmijërisë, e më pas, në gjithë jetën tonë... Familja ime
personifikon njëherësh, anën më të gjallë dhe të mahnitshme të haresë dhe
jehonën e pareshtur të të vdekurve, trokitjen e fatkeqësisë. Sot jam e
vetëdijshme që ajo pasqyron, ashtu si në shumë familje të tjera, fuqinë
shkatërruese të Fjalës dhe të heshtjes.
Ky libër ndoshta nuk është gjë tjetër veçse historia e një kërkimi, i cili mbart
në vetvete gjenezën e tij, përçartjet e rrëfimit, përpjekjet e pambarimta. Një
lloj hovi, ndonëse ngurrues dhe i mangët, nga unë te nëna ime.”
Në këtë kërkim të jashtëzakonshëm në thellësitë e kujtesës së familjes, aty ku
kujtimet më të shndritshme jetojnë krah për krah me sekretet më të
tmerrshme, shpalosen me forcë të gjitha jetët tona, mëkatet dhe plagët e
tyre.
"Asgjë s'i kundërvihet natës" ka fituar katër çmime të rëndësishme (Prix du
roman Fnac 2011; Prix Renaudot des lycéens 2011; Prix roman France Télévisions
2011; Grand prix des lectrices de Elle 2012) dhe ka shitur mbi gjysmë milion
kopje vetëm në Francë. Ai është përkthyer në tridhjetë vende të botës.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase