Tri Jete

B07755
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1000 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Libri “Tri Jetë” i prof. Skënder Luarasit përmbledh biografitë e tre personaliteteve më të shquar të krijimit të shtetit shqiptar: Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Kolonel Tomsonit. Janë tri jetë paralele që takohen në momentin e ngritjes së flamurit në Vlorë, 100 vjet më parë dhe i kushtojnë energjitë dhe jetën e tyre konsolidimit të shtetit të ri shqiptar. Biografia e Ismail Qemalit është padyshim më e plota dhe më e bukura e shkruar për plakun e Vlorës. Saktësia e të dhënave mbi jetën dhe veprimtarinë shoqërohet me një stil letrar emocionues, që ringjall emocionet e viti të madh të Shqipërisë. Ky stil ndjehet i fuqishëm edhe në skalitjen e figurës së Isa Boletinit, si hero i kryengritjeve të viteve 1909-1912 që përgatitën kushtet për shpalljen e pavarësisë. Ndjekja e jetës së Isa Boletinit edhe në mbrojtjen e qeverisë së Princ Vidit dhe më pas në përpjekjet për mbrojtjen e trojeve kosovare, është një histori frymëzuese patriotike, që të lë mbresa të forta. Libri përfshin, jo rastësisht, edhe biografinë e Kolonel Tomsonit, të cilën autori e pati botuar në vitin , si një homazh për sakrificën e këtij ushtaraku holandez, që u vra duke mbrojtur shtetin e ri shqiptar. E ndaluar për lexuesin shqiptar gjatë periudhës së komunizmit, kur Tomsoni u konsiderua nga Enver Hoxha si një përfaqësues i imperializmit, biografia e njeh lexuesin shqiptar me profilin e një njeriu që e deshi Shqipërinë po aq sa edhe vendin e tij. Libri i prof. Skënder Luarasit ringjall historinë e shpalljes së pavarësisë përmes jetës së figurave, që duhet të shërbejnë si modele përkushtimi dhe patriotizmi për brezin e ri. Ai është një libër i domosdoshëm për bibliotekat personale, publike, apo të institucioneve të arsimit parauniversitar dhe universitar

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase