Leke Matranga Njeriu Koha Vepra

B14048
4.000 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 4000 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Interesi për veprën e Lekë Matrangës më lindi gjatë kërkimeve që zhvillova pranë arkivit historik të eparkisë së Horës së Arbëreshëve dhe të dioqezës së Monreales, rreth viteve 1980-84, kur isha ende student. Gjatë shqyrtimit të dokumenteve të shumta, që deri atëherë nuk ishin studiuar nga kërkuesit arbëreshë, m’u shfaq para syve një numër i madh të dhënash që në një mënyrë a në tjetrën hidhnin dritë mbi figurën e të parit shkrimtar arbëresh që njohim deri më sot, duke ndriçuar aspekte të panjohura të jetës dhe të veprimtarisë së tij si përkthyes. Disa vjet më pas (1984-87), gjatë një fushate kërkimore trevjeçare që ndërmori Instituti i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe të Universitetit të Palermos, me nxitjen e mësuesit dhe udhëheqësit tim, prof. Antonino Guxetës, gjeta disa dokumente që më vonë vendosa t’i mblidhja e t’i paraqisja në një studim të shkurtër, që u botua në vitin 1989. Duke qenë i sigurt se të tjera dokumente do të dilnin në dritë nga hulumtime më sistematike, vijova punën, që ndërkohë e kisha shtrirë edhe mbi studimin filologjik të tekstit të katekizmit.
Mes këtyre të fundit po zë ngoje vetëm atë më të rëndësishmin: gjetjen pranë Bibliotekës “Angelica” të Romës të një ksomble tjetër të shtypur, e cila, nga njëra anë, konfirmon disa hipoteza që kam hedhur në studimet e mia të mëparshme, nga ana tjetër, duke qenë një kopje që nuk përputhet me atë që humbi, përbën një objekt të ri analize filologjike. Me këtë gjetje të papritur, historia e ndërlikuar e rindërtimit filologjik mund të përmbyllej. Jemi të bindur se dokumente të tjera që shpresojmë të dalin në dritë herët a vonë, do të konfirmojnë rindërtimin tonë a së paku, do ta plotësojnë atë në ndonjë aspekt të dorës së dytë.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase