B15564
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Si mund të jetosh, si mund të marrësh frymë duke qenë vajza adultere e një tirani tropikal dhe që ka brenda vetes shpirtin e lirisë? Kësaj pyetjeje i përgjigjet Alina Fernandez. E pasur që në lindje dhe e llastuar në gjirin e borgjezisë më të shquar havanase, nga një nënë e përsosur, e dalluar për shpirtin e saj rebel në mjedisin që e rrethonte dhe e marrosur pas një revolucionari të quajtur Fidel Kastro, Alina do të jetojë në një realitet surrealist, duke qenë një fëmijë i parapëlqyer nga regjimi i ri, e edukuar më së miri, e privilegjuar mes të privilegjuarve. Verbimi nga dashuria i së ëmës do ta trondisë fatin e saj. E nënshtruar ndaj luhatjeve të humorit dhe tutelës policore të një babai sa i munguar fizikisht aq i gjithëpranishëm nëpërmjet kalecëve të tij dhe frikës që shkakton te cilido që i afrohet së bijës, Alina studion për mjekësi, bëhet modele, përkthyese, mbështetëse e opozitës intelektuale, jeton dashuri të forta, i shkruan letra nxitëse të atit, i cili do të caktojë njerëz për ta ndjekur dhe për ta përgjuar. Pas aventurave plot telashe, ajo do të arrijë të largohet fshehtas nga Kuba dhe, duke mos e pranuar zgjedhën e jetëve të shkatërruara nga dogma dhe ideologjia, do të krijojë krejt e vetme lirinë e saj. Ky libër është një mësim për jetën e vështirë, në gjirin e një shoqërie shumë të mbikëqyrur. Alina Ferndandez, e mërguar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1996, aktualisht jeton midis Nju-Jorkut dhe Madridit.
Reviews
No reviews found