Enver Hoxha Midis Stalinit, Hrushovit Dhe Titos

B22701
1.000 Lekë
(Including tax)
Out of stock
Price in points: 1000 points
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Në librin e ri “Enver Hoxha; Midis Stalinit, Hrushovit dhe Titos (1953-1961)”, autorja Juljana Krisafi sjell dokumente arkivore dhe dëshmi autentike të protagonistëve që identifikojnë me realizëm shkëlqimin dhe muzgun e të ashtuquajturës “Miqësi e Madhe”, e cila, në thelb, kishte jo vetëm interesat shtetërore e kombëtare, por edhe interesat për pushtet e sundim që pleksen me njëra-tjetrën apo fshihen pas veshjeve ideologjike e sloganeve politike. Studimi përqendrohet në trekëndëshin Moskë-Beograd-Tiranë në periudhën nga vdekja e Stalinit deri te prishja e marrëdhënieve (1953-1961), trekëndësh që kurrë nuk funksionoi si formulë mirëkuptimi e barazie. Parulla “Enver-Tito-Stalin”, më shumë se sa trekëndësh miqësie, rezultoi në trekëmbësh armiqësie a stërkëmbës ndaj njëri-tjetrit.
Faktet tregojnë se ishte Stalini që, në vitet ’50, i fryu i pari zjarrit të prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Stalini doli hapur në krah të Enver Hoxhës dhe kundër përfshirjes së Shqipërisë në të ashtuquajturën Federatë Ballkanike, një ide e ushqyer, në fakt, nga vetë Stalini në takimet e private me Titon. Marrëdhënia e udhëheqjes shqiptare me Bashkimin Sovjetik post-stalinist u fut në krizë pas vdekjes së Stalinit (1953): destalinizimi dhe normalizimi i marrëdhënieve me Jugosllavinë ishin reformat e udhëheqësit të ri. Midis Hrushovit dhe Titos, Enver Hoxha zgjodhi Stalinin. Duke kombinuar ideologjinë me nacionalizmin, Enver Hoxha mbijetoi dhe zhbëri miqësinë me rusët, sigurisht, falë edhe zbulimit të një ylli të ri, akoma më në Lindje, Kinën e Mao Ce Dunit. Kështu, Stalini dhe Enveri, si frymë dhe monumente, bashkëjetuan në Shqipëri edhe 30 vjet të tjerë.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase