Aleksander Moisiu Ne Shtypin Francez Te Kohes 1912-1935

B22836
700 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 700 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Aleksandër Moisiu ka lindur më 2 prill 1879 në Trieste dhe është ndarë nga jeta më 23 mars 1935 në Vjenë.
Marrëdhëniet e këtij gjiganti të skenës me Francën kanë qenë vërtet speciale, të llojit “je t’aime, moi non plus…”. Si një ikonë e teatrit të Kontinentit të Vjetër, shtypi francez i kohës i ka kushtuar një seri shkrimesh që nga viti 1912 e deri më 1935-n, duke ndjekur në këtë mënyrë lëvizjet e tij nëpër disa shtete si në Francë, Austri, Gjermani, Itali, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holandë, Argjentinë, Rumani dhe Belgjikë.
Kritika franceze e mirëpret artin e tij në vitet 1912 – 1913, por gjatë Luftës së Parë Botërore, ai do të angazhohet apo do të detyrohet të angazhohet në ushtrinë gjermane, në skuadriljen e aviatorëve. Marrëdhëniet e tij me francezët logjikisht do të ftohen. Në shtator të 1915-s i kapet rob në Champagne (Francë). Në mars të 1916-s tenton të arratiset gjatë një transferimi në burgun e Toulouse-s (Francë). Hidhet nga treni bashkë me një tjetër gjerman duke u fshehur kështu në një pyll. Shumë shpejt do të kapet dhe do të dorëzohet para autoriteteve franceze. Detajet e kësaj arratie dhe kapja janë përshkruar në mënyrë të hollësishme nga shtypi lokal i kohës. Në qershor të 1916-s, e transferojnë në Gjenevë (Zvicër) bashkë me 25 të burgosur gjermanë (bëhet fjalë për një shkëmbim të burgosurish franko-gjermanë).
Rikthimi i tij i fuqishëm në skenën e teatrit francez dhe “pajtimi” me publikun vendas do të ndodhë vetëm disa vite më vonë, në tetor të 1927-s, megjithëse ishte parashikuar që të shkonte në qershor të po atij viti, por disa mosmarrëveshje ose keqkuptime bënë që ky rithkim të shtyhej për disa muaj. Aleksandër Moisiu do të shkëlqejë në Francë duke aktruar si në gjuhën e Gëtes ashtu edhe në atë të Molierit.
Me këtë rikthim të suksesshëm në Francë, gazetat vendase do të vazhdojnë të ndjekin nga afër aktivitetin e talentit me origjinë shqiptare duke e mbajtur kështu gjithmonë e më pranë publikut francez, deri në frymën e tij të fundit.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase